Page 26 - Demo
P. 26
24Qytetaria 6Cilësia e shërbimeveShteti organizon shërbime të ndryshme për të plotësuar nevojat e qytetarëve.Qytetarët kanë të drejtë ta thonë mendimin e tyre për shërbimet që marrin.Tema 9Çfarë di unë?Koncepte kyçevlerësimi i cilësisë së shërbimeve, pyetësori, intervistaSi mund ta vlerësojmë cilësinë e shërbimeve që ofrohen në komunitet?Vlerësimi i cilësisë së shërbimeve në komunitet është një proces shumë i rëndësishëm. Përmes tij, ne informohemi se cilat janë shërbimet më të mira dhe cilat janë ato që kanë nevojë të përmirësohen. Institucionet dhe organizatat duhet të mbajnë parasysh mendimet dhe rekomandimet e anëtarëve të komunitetit për cilësinë e shërbimeve që ofrojnë. Për të vlerësuar cilësinë e shërbimeve, anëtarët e komunitetit plotësojnë pyetësorë e formularë vlerësimi dhe japin intervista. Intervista është një formë bashkëbisedimi ndërmjet dy ose më shumë njerëzve për të mbledhur mendime mbi cilësinë e shërbimeve. Pyetësori është një dokument me pyetje që kërkon informacion për cilësinë e shërbimit.Këto informacione mblidhen, përpunohen, analizohen dhe prej tyre nxirren përfundime. Bazuar në këto përfundime, përcaktohen mjete dhe mënyra që ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve në komunitet.

