Page 27 - Demo
P. 27


                                    25Qytetaria 6Tematika 1Mbajmë qëndrimOla intervistoi pacientët e moshuar në qendrën shëndetësore të lagjes. Ata ishin të pakënaqur me cilësinë e shërbimit shëndetësor që iu ofrohej. Disa prej shqetësimeve të tyre ishin: qëndrimi në radhë me orë të gjata për të bërë vizitën mjekësore, çmimet e papërballueshme për të ardhurat e tyre të disa prej barnave mjekësore, mungesa e shërbimit të urgjencës në familje.Bëhemi pjesëmarrësErmali zhvilloi një intervistë me banorët e lagjes së tij dhe mësoi disa prej ankesave të tyre: në lagje mungojnë hapësirat e lira për të parkuar makinat e banorëve; shumë ndërtime janë bërë pa respektuar rregullat dhe kanë kufizuar hapësirat për të luajtur fëmijët, mungojnë trotuaret në rrugë, gjë që rrezikon jetën e banorëve. 1. Bazuar në rastin e mësipërm dhe në varësi të mundësive që keni, shkruani një letër ose përgatisni një fletankesë për bashkinë nëpërmjet së cilës ta informoni për ankesat e qytetarëve. Për t’i komunikuar shqetësimet dhe nevojat e qytetarëve, mund të përdorni edhe faqen zyrtare në Internet të këtij institucioni.studimi RastVlerësimi i shërbimeve në komunitetHartoni një pyetësor me disa shërbime kryesore në komunitet dhe disa shkallë vlerësimi (sipas modelit të mëposhtëm). Pyesni prindërit, fqinjët dhe të afërmit tuaj.Kur të ktheheni në klasë, me ndihmën e mësueses, bëni një tabelë përmbledhëse. Nxirrni përfundimet për vlerësimin e shërbimeve në komunitetin tuaj dhe diskutoni se çfarë mund të përmirësohet dhe si. Lloji i shërbimit Shumë i mirëI mirëI mjaftueshëmI pamjaftueshëmShërbimi i transportit publikShërbimi i ujësjellësitShërbimi i pastrimit të qytetitShërbimi i ndihmës së shpejtëShërbimi për njerëzit me nevoja të veçantaabPërse është e nevojshme që të shprehim shqetësimin për shërbimet që duhet të marrim në komunitet? Cila duhet të ishte përgjigjja e institucioneve/qendrave që ofrojnë shërbimin? Diskutoni me shokët e klasës për institucionet që janë përgjegjëse për plotësimin e këtyre nevojave dhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimit shëndetësor në komunitetin tuaj.
                                
   21   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31