Page 28 - Demo
P. 28


                                    26Qytetaria 6Pjesëmarrja në jetën e komunitetitQytetarët marrin pjesë në zgjidhjen e problemeve të komunitetit.Anëtarët e komunitetit kanë detyra dhe përgjegjësi për komunitetin. Individët marrin pjesë në mënyra të ndryshme në jetën e komunitetit. Tema 10Çfarë di unë?Koncepte kyçejeta e komunitetit, pjesëmarrje, angazhimÇ’do të thotë të marrësh pjesë në jetën e komunitetit?Çdo qytetar ka të drejtë, përgjegjësi dhe mundësi të kontribuojë për komunitetin e tij.Ata mund ta realizojnë këtë në forma nga më të ndryshmet. Pjesëmarrja në marrjen e vendimeve për komunitetin (jo vetëm me anë të ushtrimit të votës, por edhe me anë të përfshirjes në debate private ose publike për tema të caktuara), pagesa e taksave, zbatimi i ligjit, ndërmarrja e projekteve, ndihma për njerëzit në nevojë dhe mbrojtja e pastrimi i mjedisit janë vetëm disa nga mënyrat për të kontribuuar për komunitetin.Pjesëmarrja në jetën e komunitetit është një e drejtë e anëtarëve të komunitetit. Të gjithë, përfshirë edhe fëmijët, kanë të drejtë të shprehin mendimin për vendimet që ndikojnë në jetën e tyre. Por ne nuk kemi vetëm të drejta. Kemi dhe përgjegjësi. Ne jemi përgjegjës për komunitetin ku jetojmë, ndaj duhet të jemi të vëmendshëm ndaj veprimeve tona. Çdo veprim yni ka pasoja në mjedisin ku jetojmë. Duhet të jemi në gjendje të kuptojmë ndikimin që kanë veprimet tona në komunitet dhe mjedisin përreth. Nëpërmjet tyre duhet të mundohemi që ta bëjmë klasën, shkollën, lagjen dhe mjedisin një vend më të mirë për të jetuar.Njerëzit përfshihen në punët e komunitetit kur ky i fundit ka nevoja që duhen plotësuar (pastrimi, gjelbërimi etj.) dhe kur njerëzit kanë vullnetin për t’u angazhuar.
                                
   22   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32