Page 29 - Demo
P. 29


                                    27Qytetaria 6Tematika 1Mbajmë qëndrim•Me anë të një njoftimi në stacionin televiziv lokal, Arta lajmëroi se do të mbahej një mbledhje e ambientalistëve për mbrojtjen e hapësirave të gjelbra të qytetit.•Arbeni ndihmoi në ngritjen e klubit të nxënësve që kërkojnë vendosjen e pistave të biçikletave në rrugët e qytetit.•Eva organizoi një festë karnavalesh për të nxitur frymën e bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve miqësore në komunitet. •Arditi organizoi një aktivitet për të nderuar veteranët e komunitetit.Bëhemi pjesëmarrës1. Ndahuni në grupe. 2. Diskutoni me mësuesin ose mësuesen për pasuritë natyrore dhe historike të zonës ku banoni dhe përdorini këto informacione për të dhënë ide se si mund të shndërrohet zona juaj në një vend turistik.3. Për të marrë sugjerime mbi mënyrat dhe rrugët për shndërrimin e zonës suaj në një zonë turistike, formuloni tri pyetje:• për një punonjës të qeverisjes vendore (bashki, qark, anëtar i këshillit bashkiak, anëtar i këshillit të qarkut);• për një ambientalist; • për një fëmijë. studimi RastNë shumë qytete të Shqipërisë janë bërë rindërtime të zonave qendrore të qyteteve, të cilat bartin në vetvete edhe tradita të çmuara. Një nga arsyet ka qenë rritja e mirëqenies së banorëve, por edhe rëndësia gjithmonë e më e madhe që po i jepet turizmit, sepse vendi ynë është i bukur dhe tërheq shumë vizitorë të huaj. Megjithatë, rindërtimet e humbasin rëndësinë e tyre nëse komuniteti nuk i mirëmban ato.Argumentoni dobinë e shembujve të mësipërm.Sillni shembuj konkretë të pjesëmarrjes së njerëzve në marrjen e vendimeve për zhvillimin e komunitetit tuaj.Tregoni raste dhe shembuj ku ju apo anëtarë të familjes suaj keni kontribuuar për komunitetin tuaj. abc1. Po fëmijët, a mund të përfshihen në procesin e zhvillimit të këtyre zonave? Si arrihet kjo? 2. Argumentoni nëse këto mënyra të pjesëmarrjes janë të dobishme dhe të mjaftueshme.Kryeni intervista me pyetje për pjesëmarrjen e njerëzve në zhvillimin e zonës turistike.
                                
   23   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33