Page 30 - Demo
P. 30


                                    28Qytetaria 6Kontributi im për komunitetinTë respektoj të rriturit.Të ndihmoj banorët e komunitetit dhe të marr pjesë në veprimtaritë e tyre.Tema 11Çfarë di unë?Koncepte kyçekontribut për komunitetin,projekt për komunitetinSi mund të kontribuoj në përmirësimin e jetës së përbashkët në komunitet? Të gjithë duhet të kontribuojmë për përmirësimin e jetesës së përbashkët në komunitet. Pjesëmarrja në jetën e komunitetit është përgjegjësi qytetare, pasi ne jemi pjesë e tij dhe duhet të kontribuojmë për të mirën e përbashkët.Kontributi në komunitet na ngarkon me përgjegjësi dhe na jep kënaqësi. Kontribut për komunitetin tënd do të thotë t’i dhurosh atij kohën tënde, përkushtim, mbështetje, energjitë dhe aftësitë e tua për një arsye të veçantë.Shumë fëmijë u shërbejnë njerëzve të tjerë. Disa mund të fillojnë të vetëm, por frymëzojnë dhe të tjerë për t’u bashkuar. Ata ia dalin edhe të mësojnë mirë, edhe të ndihmojnë në familje, edhe të marrin pjesë në veprimtari jashtëshkollore. Megjithatë, përveç ndihmës ndaj të tjerëve, ne mund të kontribuojmë në komunitet duke u sjellë në mënyrë të edukuar, duke respektuar të tjerët dhe duke i dëgjuar ata, duke pakësuar konfliktet dhe duke shtuar buzëqeshjet. Në pamje të parë këto duken si të lehta, por, të zënë siç jemi të gjithë nga përditshmëria jonë, shpesh harrojmë rëndësinë e këtyre sjelljeve. Në të vërtetë, janë këto sjellje që e dallojnë anëtarin e mirë dhe të dobishëm nga të tjerët; janë këto sjellje që tregojnë qytetari.
                                
   24   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34