Page 31 - Demo
P. 31


                                    29Qytetaria 6Tematika 1Unë jam Dea. Mësoj në klasën e 6-të të shkollës “Liria”. Mësuesja na ka kërkuar të përgatisim një projekt për komunitetin. Era është në klasë të 9-të dhe ajo mund të më ndihmojë që të përgatis projektin tim për komunitetin. Në fillim, Era më kërkoi të përcaktoja se cilat janë interesat e mia në lidhje me komunitetin dhe se cili mund të jetë kontributi im në të. Më pas, ajo më kërkoi të vlerësoja cilësitë dhe aftësitë e mia që mund t’i përdorja në shërbim të komunitetit. Por ajo më tha se duhet të mbaja parasysh edhe nevojat e komunitetit.– Mos harro Dea, shërbimi në komunitet duhet të të japë kënaqësi dhe emocione pozitive, ndaj mendoje mirë se nga do të nisë projekti yt, – më porositi Era dhe vijoi: – Ka ndonjë gjë që të pëlqen ta bësh?– Unë kam menduar diçka. Dua të kujdesem për mjedisin, duke shpërndarë fletëpalosje në të gjitha sheshet dhe rrugët e qytetit për mbajtjen pastër të tij, – iu përgjigja. Jepni idenë tuaj se si mund të jetë fletëpalosja e Deas. Përgatitni edhe ju një fletëpalosje të tillë.Cili është mesazhi kryesor që do të përmbajë ajo?Si duhet të veprojë Dea që fletëpalosja e saj të mos kthehet në burim ndotjeje?studimi RastcbaMbajmë qëndrim1. Diskutoni rreth mënyrave se si po e japin kontributin e tyre fëmijët në fotografi.2. Ndani idetë mes shokësh dhe tregoni përfitimet që do të sjellin këto mënyra të dhënies së kontributit për komunitetin.Bëhemi pjesëmarrësHartoni platformën e një plani veprimi për komunitetin, që do ta ndërmerrni të gjithë. Ndiqni këta hapa:1. Vlerësoni nevojat e komunitetit dhe përzgjidhni njërën prej tyre për ta plotësuar.2. Vlerësoni aftësitë e nxënësve të klasës suaj për të realizuar planin e veprimit.3. Përcaktoni qëllimin dhe kohëzgjatjen e këtij plani. 4. Përcaktoni burimet që ju duhen për të realizuar planin.5. Përcaktoni njerëzit me të cilët do të bashkëpunoni.6. Ndani detyrat për të realizuar planin.7. Përcaktoni mënyrën se si do ta vlerësoni realizimin e tij.
                                
   25   26   27   28   29   30   31   32   33   34   35