Page 32 - Demo
P. 32
30Qytetaria 6PROJEKTSi të realizojmë një vlerësim të nevojave për komunitetin e të moshuarve?Ora e dytëPasi të keni përfunduar realizimin e intervistave, mblidhni informacionet e marra prej tyre dhe analizojini ato. Tregohuni të kujdeshëm që çdo e dhënë e marrë nga intervistat me të moshuarit të përfshihet në procesin e analizës së të dhënave.• Klasifikoni nevojat që janë identifikuar gjatë intervistimit të të moshuarve. • Renditini nevojat sipas përparësisë që kanë për t’u plotësuar.• Përcaktoni se cilat janë pengesat për plotësimin e nevojave që kanë të moshuarit. • Identifikoni burimet për plotësimin e nevojave të tyre. • Prezantoni rezultatet e vlerësimit të nevojave në komunitet.Përgatitni një fletëpalosje me rezultatet që kanë dalë nga vlerësimi i nevojave dhe shpërndajeni në të gjitha institucionet apo agjencitë që mund të ofrojnë shërbime për të moshuarit. Diskutojini gjetjet dhe përfundimet që kanë dalë me bashkëpunëtorët tuaj. Diskutoni me ta se cili është roli dhe cilat janë detyrat e tyre në plotësimin e këtyre nevojave.Bëni takime të hapura me përfaqësues të grupeve të të moshuarve, që kanë qenë pjesë e procesit të intervistimit. Ftojini ata në shkollën tuaj dhe ndani me ta rezultatet që kanë dalë nga procesi i vlerësimit të nevojave.Kërkoni mbështetjen e mediave lokale për të paraqitur rezultatet e vlerësimit tuaj.Analizoni ecurinë e procesit të vlerësimit të nevojave.Identifikoni pikat e forta dhe të dobëta të këtij procesi. Diskutoni rreth përvojave pozitive gjatë realizimit të këtij procesi vlerësimi nevojash. Analizoni sfidat që penguan punën tuaj. Tregoni rrugët dhe mënyrat se si mund të ishin shmangur ato.Nëse do ta përsëritnit këtë proces pas një periudhe tjetër kohore, çfarë do të bënit ndryshe, çfarë do të përmirësonit?

