Page 34 - Demo
P. 34


                                    32Qytetaria 6Dita e kulturësÇdo shoqëri ka kulturën e vet. Tema 1Çfarë di unë?Koncepte kyçekulturë, mjedis shoqëror e fizik, norma shoqëroreGjuha, festat, traditat, mënyra e jetesës, ushqimet, artet, zakonet, vlerat dhe besimet, të gjitha këto janë shprehje të kulturës së një vendi ose një populli. Kultura lidhet me mënyrën e jetesës së një grupi njerëzish, të një komuniteti apo të një shoqërie, si dhe me historinë, vlerat dhe simbolet e tyre, që përcillen nga njëri brez te tjetri. Kultura zhvillohet dhe ndryshon gjatë gjithë kohës. Ajo ndikon dhe ndikohet nga mjedisi shoqëror dhe fizik. Për shembull, kultura e banorëve të një vendi me klimë të ngrohtë është e ndryshme nga ajo e banorëve të një vendi të ftohtë.Kultura nuk është biologjike, pra nuk është e lindur. Ajo mësohet. Për shembull, ngjyra e lëkurës nuk është tipar kulturor, por një karakteristikë e lindur. Në përgjithësi, kultura përmban një model zhvillimi, i cili ndiqet nga pjesëtarët e saj. Megjithatë, në çdo kulturë dallohen sjellje të veçanta të individëve, të cilët përpiqen të shfaqin personalitetin e tyre. Brenda çdo kulture ekzistojnë disa kufij të përcaktuar mbi sjelljet e individëve, që quhen norma shoqërore. Këto norma, shpesh të pashkruara, kanë për qëllim të vendosin njëfarë rregulli dhe të lejojnë një bashkëjetesë paqësore në një grup apo në një shoqëri të caktuar. Mirësjellja, kujdesi ndaj të moshuarve, respektimi i rregullave, mbajtja e radhës, të gjitha këto janë pjesë të normave shoqërore.Njerëzit u përkasin kulturave të ndryshmeSecili prej nesh është pjesë e një kulture të caktuar, e cila zakonisht identifikohet si kulturë kombëtare. Këto kultura ndikojnë në ato që shoqëria i identifikon si role të përshtatshme apo detyra të secilit prej nesh. Njerëzit fillojnë të njihen me kulturën e tyre që në moshë të vogël. Prindërit luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijëve me vlerat kulturore të një kombi apo të një komuniteti. 
                                
   28   29   30   31   32   33   34   35   36   37   38