Page 35 - Demo
P. 35
33Qytetaria 6Tematika 2E dashur Rea, pres me padurim të të tregoj se sa e bukur ishte ceremonia e dasmës së tezes sime. Ishte një dasmë e përbashkët e njerëzve të nuses dhe të dhëndrit. Bashkëshorti i tezes është me origjinë nga Kukësi. Tezja ime ka lindur dhe është rritur në Përmet. Gërshetimi i zakoneve dhe traditave të të dyja qyteteve e bënë dasmën edhe më interesante. Nuk i kisha dëgjuar e parë asnjëherë këngët dhe vallet e tyre. Ato ishin ndryshe nga ato që luhen në festat tona familjare. Mami më shpjegoi se secila krahinë ka zakonet dhe traditat e saj për ceremonitë e martesave. Në një dasmë të përbashkët respektohen të dyja palët. Më pëlqeu shumë vallja e Kukësit, sepse deri në atë kohë kisha njohur vetëm pogonishten e Jugut. Dasmorët bashkoheshin dorë për dorë dhe kërcenin vallet tradicionale të të dyja qyteteve. Pjesa më interesante ishte kur nusja dhe dhëndri u veshën me veshjet popullore të zonave të tyre dhe kërcyen vallet e secilës zonë. Edhe unë mësova të kërcej disa valle karakteristike të Veriut. Kur të vish me pushime, do të t’i mësoj edhe ty. Të përqafoj, ArbaTregoni pse ka qenë e veçantë dasma e tezes së Arbës.Ndani me shokët tradita dhe zakone të krahinës suaj në dasma e festa familjare. Diskutoni kuptimin e tyre. Diskutoni pse është e rëndësishme të njohim dhe të pranojmë ndryshimet kulturore. studimi RastBëhemi pjesëmarrësPrezantoni kulturën tuaj. Përmes një fotoekspozite të thjeshtë, prezantoni kulturën e zonës nga vini. Për këtë qëllim, përgatitni një album me foto të familjes suaj, me pamje të natyrës së vendlindjes, me kartolina, me simbole, me foto të ndërtesave karakteristike, të veshjeve apo të gatimeve. Shpjegoni se çfarë ndjesishju sjellin këto pamje. cbaArbana jeton me familjen në SHBA. Ata kanë emigruar para disa vitesh. Ajo i dërgoi këtë letër kushërirës së saj që jeton në Shqipëri. Në shkollën tonë u organizua parada e emigrantëve. Komunitetet e emigrantëve, fëmijët e të cilëve janë nxënës në shkollën tonë, u bashkuan për këtë paradë. Komunitetet paraqitën simbolet e kulturës së tyre: flamujt, veshjet, fotografi të bukurive natyrore të vendeve të origjinës. Disa kishin përgatitur edhe banderola me shprehje të gjuhës së tyre. Mami më qëndisi flamurin shqiptar dhe unë parakalova me flamurin kuq e zi të lidhur pas trupit. Fëmijët kënduan me krenari këngët e vendeve të tyre dhe vallëzuan sipas ritmeve tradicionale. Disa sollën gatimet e tyre. Ishte një veprimtari që na dha mundësinë të merrnim pjesë dhe të festonim së bashku duke paraqitur e shkëmbyer kulturat tona, por gjithmonë duke treguar respektin dhe tolerancën që na karakterizon.1. Sa njihen dhe sa respektohen veçoritë e komuniteteve fetare, etnike, kulturore dhe sociale në vendin tonë? Sillni shembuj.2. Prezantoni dhe ju kulturën tuaj duke zgjedhur një simbol të zonës nga vini. Përgatisni një vizatim, kartolinë, foto, veshje apo gatim. Shpjegoni zgjedhjen tuaj.Mbajmë qëndrim

