Page 36 - Demo
P. 36
34Qytetaria 6Festat tradicionaleNjerëzit kanë zakone dhe tradita të ndryshme, prej të cilave formohen qëndrime dhe sjellje të ndryshme.Njerëzit kanë të drejtën të gëzojnë dhe të trashëgojnë kulturën e tyre.Tema 2Çfarë di unë?Koncepte kyçefesta pagane, festa fetare,festa ndërkombëtarePërcjellja e vlerave të trashëgimisë kulturore ndihmon në edukimin qytetar Në varësi të kulturave ndryshojnë edhe festat, edhe mënyrat se si njerëzit organizohen për t’i festuar.Në vendin tonë, njerëzit që u përkasin nënkulturave, festojnë festa të ndryshme.Festa të tilla si Dita e Verës, Dita e Luleve, Festa e Zjarrit, Shëngjergji, Dita e Hashures, Novruzi, Dita e të Dashuruarve, Festa e Birrës, Karnavalet, Pashka, Krishtlindja, Bajrami dhe Kurban Bajrami janë disa nga festat që komunitete të ndryshme të vendit tonë i festojnë sipas veçantive që kanë.Disa nga festat e mësipërme janë fetare. Disa të tjera janë festa pagane, që nuk kanë lidhje me ndonjë besim fetar dhe i festojnë thuajse të gjitha komunitetet. Disa prej këtyre festave i kalojnë kufijtë e komuniteteve apo të vendit, pasi janë festa ndërkombëtare. Disa komunitete kanë festat e tyre karakteristike me rite që i dallojnë prej komuniteteve të tjera. Edhe në botë, kultura të ndryshme kanë festa të ndryshme. Disa festa trashëgohen, të tjera huazohen. Shembull i një feste ndërkombëtare është festa e Hallouinit, e cila nuk ka qenë e njohur në vendin tonë. Ajo po bëhet dalëngadalë pjesë e kulturës sonë.Festat janë shprehje e lashtësisë së kulturës sonë. Megjithatë, ato përtërihen gjithmonë me elemente të reja, sepse dhe vetë shoqëria është në proces ndryshimi të vazhdueshëm.

