Page 37 - Demo
P. 37
35Qytetaria 6Tematika 2Në zonën tonë është festuar gjithmonë 14 Marsi, Dita e Verës, që është një festë pagane. Sot, ajo festohet në mbarë vendin, madje është shpallur festë kombëtare. Kjo më bën krenar për kulturën e Elbasanit.Dita e Verës festohet në mënyrë tradicionale. Në qytet organizohen shfaqje artistike, parada të grupeve kulturore, koncerte dhe veprimtari të tjera që tregojnë se komuniteti është bërë gati të përjetojë stinën e bukur të verës. Njerëzit fillojnë të veshin veshje më të lehta. Veshjet e tyre zbukurohen me vargje lulesh shumëngjyrëshe. Vajzat përgatitin kurora me luledele e manushaqe. Në familje organizohet dreka e Ditës së Verës. Amvisat përgatisin një ëmbëlsirë karakteristike të quajtur ballokume. Kjo ëmbëlsirë përgatitet në mënyrë tradicionale vetëm në Elbasan. Po ju e festoni Ditën e Verës?Çfarë veprimtarish organizohen me këtë rast? Ndani përvojat me shokët e shoqet e klasës. Vini re dallimet. Diskutoni për to. studimi RastMbajmë qëndrimBëhemi pjesëmarrësBëni një listë të festave kryesore të zonës suaj. Hartoni një fletëpalosje me informacion për to. Ilustrojeni fletëpalosjen me foto e vizatime nga veprimtaritë e zhvilluara në të tilla festa. Prezantojini në klasë dhe diskutoni për dallimet mes tyre.Nëse do t’ju duhej të zgjidhnit festën tuaj të parapëlqyer, cila do të ishte ajo? Pse?Unë jam nga Shqipëria e Jugut. Ne festojmë Festën e të Vjelave. Në zonën tonë është traditë që të organizohet panairi i prodhimeve. Kjo festë bëhet në fund të stinës së vjeshtës, kur fshatarët kanë grumbulluar prodhimin e tyre vjetor dhe përgatiten për stinën e dimrit. Fshatarët nxjerrin në treg prodhimet e tyre më të mira. Njerëz nga gjithë vendi vijnë për të shijuar dhe për të blerë prodhimet e zonës sonë. Me këtë rast, amvisat paraqesin disa gatime karakteristike, siç janë reçeli, turshitë, trahanaja etj. 1. Diskutoni në klasë për produktet karakteristike të zonës suaj. 2. Shpjegoni ndikimin që ka kultura në prodhimet e zonës suaj. bcda

