Page 38 - Demo
P. 38
36Qytetaria 6Arti i gatimitNjerëzit pasqyrojnë kulturën e tyre me mënyrën se si sillen. Gjuha, zakonet, traditat, besimet, arti, veshjet, kuzhina, sjelljet etj. janë elemente përbërëse të kulturës.Tema 3Çfarë di unë?Koncepte kyçegatime tradicionale, arti i gatimitTrashëgimia kulturore përmes gatimeve tradicionale Banorë të zonave gjeografike me histori dhe kushte klimatike të ndryshme, zhvillojnë kultura të ndryshme. Njëelement i rëndësishëm i kulturës ështëedhe ushqimi e arti i gatimit. Mënyra se si ushqehen njerëzit varet shumë nga kushtet mjedisore. Në zonat me kushte klimaterike më të buta, rriten produkte ushqimore të ndryshme nga ato të zonave të tjera. Pavarësisht se sot është bërë i mundur qarkullimi i prodhimeve ushqimore nga një zonë në tjetrën, zona të ndryshme gjeografike kanë zhvilluar edhe mënyra tëndryshme të gatimit dhe të të ushqyerit.Shqipëria është e pasur në shumëllojshmërinë e ushqimeve. Tradita e gatimit, e trashëguar brez pas brezi, është një nga elementet më antike të kulturës shqiptare.Shqipëria e Veriut dallon për gatimet me bazë mishi, i cili është një ushqim qëndihmon për të përballuar klimën e ftohtë. Mishi sigurohet përmes blegtorisë, si një prej veprimtarive kryesore në zonat malore të vendit.Shqipëria e Mesme dhe ajo e Jugut dallohen për gatimin me bazë perimesh. Klima më e butë ndihmon në rritjen dhe kultivimin e perimeve të ndryshme. Bujqësia është veprimtaria kryesore në këto zona. Kuzhina jonë njihet edhe për ushqimin me bazë brumin, i cili merr forma dhe emërtime të ndryshme, sipas zonave.Kuzhina shqiptare, megjithëse ka karakteristikat e veta, ka shumë gatime të ngjashme edhe me vendet fqinje siç janë Kosova, Maqedonia, Greqia e Italia.

