Page 39 - Demo
P. 39
37Qytetaria 6Tematika 2Familja ime është me origjinë nga fshatrat e Korçës. Gjyshja ime gatuan shumë ushqime të zonës. Neve na pëlqejnë shumë dhe shpeshherë i kërkojmë gjyshes të na përgatisë gjëra të veçanta. Ne nuk pushojmë së pyeturi rreth tyre dhe ajo na shpjegon me kënaqësi mënyrën se si gatuhen dhe vlerën që kanë. Gjyshja ime ka shumë dëshirë që ne t’i njohim, t’i shijojmë, por edhe t’i trashëgojmë ushqimet e zonës. Sot ajo ka përgatitur lakror me spinaq. Ky është gatim karakteristik i zonës sonë. Mund të gatuhet në disa lloje: lakror me qepë e domate, lakror me presh apo me fasule. Të gjitha janë të shijshme. Zona jonë ka edhe shumë gatime të tjera. Përgatitni një listë me ushqimet karakteristike të zonës suaj. Diskutoni rreth tyre. Pyetni prindërit, kujdestarët dhe të rriturit e tjerë që t’ju shpjegojnë origjinën e ushqimeve karakteristike të zonës suaj dhe vlerën që kanë.Cilat janë ushqimet karakteristike që përdorni në familjen tuaj? Diskutoni rreth tyre. studimi RastMbajmë qëndrimBëhemi pjesëmarrësHartoni një fletëpalosje të thjeshtë me gatimet karakteristike të zonës suaj. Bëni një përshkrim të shkurtër për vlerat dhe shijen e çdo gatimi.Ftesë për drekë nga një shok i ngushtë. Ushqimi serviret dhe gjendeni përballë një pjate që nuk e keni provuar më parë. Si duhet të silleni në një situatë të tillë?Pas mësimit, nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës “Iliria” u mblodhën për të diskutuar rreth ushqimeve të tyre të parapëlqyera.– Të them të vërtetën, – tha Mira, – mua nuk më pëlqen fare të ha ushqime që gatuhen në shtëpi. Më pëlqejnë ushqimet e gatshme.– A e di se kjo nuk të bën mirë? – reagoi menjëherë Viola. – Ne në shtëpi tregojmë shumë kujdes për të pasur një ushqim sa më të ekuilibruar.– Ne ushqehemi në mënyrë tradicionale, – tha Beni. – Në shtëpinë time gatuan gjyshja dhe ajo i përmbahet traditës.– Te ne gatuan babi, – tha Ana. – Ai ka jetuar disa vite në Itali dhe është specialist në gatim. Babi gatuan thjesht dhe shijshëm. Makaronat e tij nuk mund të krahasohen me asgjë tjetër.1. Diskutoni rreth mënyrës se si ushqehet Mira. Pse duhet të tregojmë kujdes me mënyrën se si ushqehemi?2. Po ju, cilin ushqim parapëlqeni? Vini re dallimet që keni në mënyrën e të ushqyerit. 3. Kush gatuan në familjen tuaj? Identifikoni dallimet. Diskutoni rreth tyre. cab

