Page 40 - Demo
P. 40
38Qytetaria 6Shumëllojshmëria kulturore Anëtarët e komunitetit kanë sjellje dhe qëndrime të ndryshme.Tema 4Çfarë di unë?Koncepte kyçerespekt reciprok, bashkëjetesë kulturore, fshat globalRespekt për të gjitha kulturat e botësBota ku jetojmë sot është ndryshe nga ajo e viteve dhe shekujve të mëparshëm. Sot kemi më shumë lehtësira se ç’kishin gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë.Në vendin ku ne mësojmë dhe jetojmë, përballemi me kultura të ndryshme, për sa u përket racave, gjinive, familjeve, dallimeve ekonomike e shoqërore, si dhe origjinave të tyre.Çdo kulturë ka folklorin e saj, legjendat e saj, besimet e saj, mënyrën e saj të të veshurit, gatimet e saj karakteristike etj. Për këtë arsye nevojitet një respekt i ndërsjellë mes kulturave të ndryshme, i cili quhet respekti reciprok. Respekti reciprok midis kulturave garanton një bashkëjetesë kulturore paqësore.Në njëzet vitet e fundit, përhapja masive e teknologjisë së informacionit po e shndërron botën nga një bashkësi kombesh e shtetesh në një “fshat të madh global”. Me fshat global do të kuptojmë botën si një komunitet i vetëm. Interneti dhe shkëmbimet e shumta mes popujve të ndryshëm na ka afruar edhe më shumë me njëri-tjetrin. Në këtë mënyrë, informacionet mbi gjithçka që ndodh përreth janë edhe më të shumta. Për këtë arsye përdorim termin fshat global.

