Page 41 - Demo
P. 41
39Qytetaria 6Tematika 2Unë jam Bledi. Jam nxënës në klasën VI të shkollës “Demokracia”. Ajo është një shkollë e re, e ndërtuar vitet e fundit në një zonë urbane të zhvilluar rishtazi.Shumë nga familjet e nxënësve të klasës sime kanë ardhur në qytetin tonë gjatë dhjetëvjeçarit të fundit dhe janë prej zonave të ndryshme të vendit. Në klasën tonë dëgjohen të gjitha dialektet. Duket sikur aty është mbledhur gjithë Shqipëria. Ne flasim shpesh për zakone dhe sjellje të ndryshme, që praktikohen në familjet tona. Secili prej nesh përpiqet të ndajë me bashkëmoshatarët e tjerë përvojat e festave të ndryshme që feston në familje. Disa prej nesh e pranojnë se u përkasin besimeve të ndryshme fetare. Ndonjëherë qeshim me njëri-tjetrin. Na duhet të ndalemi pak për të kuptuar se çfarë po ndodh. Çfarë na ndan dhe çfarë na bashkon ne të gjithëve?Identifikoni dhe diskutoni dallimet ndërmjet nxënësve në klasën e Bledit.Shpjegoni me fjalët tuaja pse është e rëndësishme t’i respektojmë dhe t’i pranojmë dallimet ndërmjet nesh.studimi RastbMbajmë qëndrimBëhemi pjesëmarrësSa njihen dhe sa respektohen veçoritë e komuniteteve fetare, etnike, kulturore dhe sociale në vendin tonë? Sillni shembuj konkretë të respektimit dhe të tolerancës ndaj tyre. aBabai i Siborës punon si përkthyes. Këto ditë, ai po shoqëron një grup turistësh nga Italia, Greqia dhe Franca, të cilët kanë ardhur të vizitojnë viset e bukura shqiptare. Ndër ato gjëra që turistët mësuan për Shqipërinë dhe shqiptarët, zakoni i mbajtjes së fjalës ishte më i veçanti. Shqiptarët njihen dhe dallohen si njerëz të besës. Përmes historive dhe legjendave të lashta, babai i Siborës u tregoi se shqiptarët e kanë traditë mikpritjen dhe bujarinë. 1. Diskutoni në klasë disa karakteristika të kulturës shqiptare.2. Identifikoni çfarë ju bën të ndiheni mirë dhe krenarë për kulturën tuaj dhe çfarë do të dëshironit të ndryshonit. 3. A ju ka ndodhur ndonjëherë të përballeni me kultura “të huaja”, të panjohura për ju? Nëse po, jepni shembuj të dallimeve kulturore që keni vënë re dhe tregoni si keni reaguar në lidhje me to.

