Page 42 - Demo
P. 42


                                    40Qytetaria 6Rolet dhe stereotipat gjinorë Në çdo shoqëri, individët kanë role të ndryshme,që përcaktohen nga kultura e shoqërisë. Rolet ndryshojnë midis tyre. Tema 5Çfarë di unë?Koncepte kyçerole të ndryshme, role gjinore, dallime gjinore, stereotipaRolet gjinoreKultura e një shoqërie ndikon shumë në sjelljen dhe qëndrimin e anëtarëve të saj, si dhe në rolet që ata marrin në këtë shoqëri. Ndodh që vetë njerëzit t’i ndryshojnë këto role në përpjekje për të përmirësuar jetën e tyre. Disa prej roleve përcaktohen nga gjinia e individit. Çdo shoqëri, çdo kulturë, përkufizon në mënyrë të veçantë konceptet djalë dhe vajzë. Mbi to përcaktohen edhe rolet gjinore, pra modelet e sjelljes që shoqëria pret të përmbushin djemtë dhe vajzat.Nuk është e domosdoshme që djemtë dhe vajzat të përforcojnë dallimet gjinore duke ndjekur patjetër sjellje tipike të gjinisë së cilës i përkasin, përfshirë këtu veshjet, lojërat, pjesëmarrjen në aktivitete etj.Kur këto mendime theksohen dhe përgjithësohen, kthehen në stereotipa gjinorë. Stereotipi është mendim ose ide që nuk bazohet në një vlerësim të drejtë dhe që njerëzit e krijojnë për njëri-tjetrin pa pasur njohje të mjaftueshme. Për shembull, shpesh shikojmë në rrugë police që i shërbejnë komunitetit së bashku me kolegët e tyre meshkuj. Pjesëmarrja e tyre në polici është një mënyrë për të luftuar stereotipin gjinor, sipas të cilit, vetëm meshkujt mund të shërbejnë në ruajtjen e rendit.Kultura e çdo vendi përmban stereotipa për burrat, për gratë, për komunitete dhe grupe me karakteristika të veçanta. Stereotipat ndikojnë në sjelljen tonë ndaj njerëzve të tjerë, si dhe në veprimtarinë tonë të përditshme. Shpeshherë, edhe në mënyrë të pavetëdijshme, krijojmë pritshmëri nga vetja dhe të tjerët. Këto pritshmëri rreth sjelljeve tona dhe të të tjerëve, na përçajnë dhe na bëjnë të ndihemi të keqkuptuar ose të keqkuptojmë. Ne nuk duhet të ndikohemi nga stereotipat dhe duhet të jemi sa më të hapur për ndryshimin e roleve.
                                
   36   37   38   39   40   41   42   43   44   45   46