Page 43 - Demo
P. 43
41Qytetaria 6Tematika 2Shkolla jonë do të organizojë një ekspozitë me piktura të nxënësve. Senatorja e klasës, Era, së bashku me mësuesen caktuan grupet e punës. Unë, Genti dhe Rea ishim përgjegjës për pastrimin, rregullimin dhe përshtatjen e sallës ku do të zhvillohej ekspozita. Do të vinin shumë të ftuar, ndaj çdo gjë duhej të ishte gati.Po kërkoja Gentin, por po bisedonte me Erën. Dukej i shqetësuar dhe po i thoshte Erës se nuk e pranonte detyrën e ngarkuar prej saj, pasi ishte punë vajzash. Ajo po përpiqej t’i shpjegonte se djemtë dhe vajzat kanë role dhe detyra të përbashkëta, por Genti vazhdonte të këmbëngulte në të vetën.Psikologia e shkollës, që e kishte dëgjuar të gjithë bisedën, u afrua dhe filloi të fliste me Gentin dhe me ne të tjerët që ishim aty pranë. Renditni arsyet pse Genti mendon se duhet të ketë një ndarje të punëve, detyrave dhe roleve ndërmjet djemve dhe vajzave, burrave dhe grave.Tregoni arsyet që ndikojnë në qëndrimin e tij ndaj një pune/detyre. Ftoni psikologen ose punonjësen sociale të shkollës suaj për të diskutuar së bashku mbi rolet gjinore.studimi RastMbajmë qëndrimBëhemi pjesëmarrësKur shkoi të vizitonte gjyshin në spital, Joni u habit, pasi për gjyshin po kujdesej një infermier dhe jo një infermiere. Renditni arsyet pse u çudit Joni.Në shkollën e Reas erdhi një vajzë police, e cila u foli për rëndësinë e zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor. Nxënësit e shikonin me habi. Renditni arsyet pse u habitën nxënësit.Tezja ime jeton në emigracion. Ajo na dërgoi fotografinë e Drinit, djalit të saj, në ditën e parë të kopshtit. Gjyshja u habit kur pa se afër Drinit ishte një mësues kopshti burrë dhe jo grua. Tregoni pse u çudit gjyshja?Shokët e Erës tregojnë se si janë ndarë rolet dhe detyrat në familjet e tyre. Bledi: Në familjen time, mami kujdeset për gatimin, pastrimin e shtëpisë, larjen e rrobave dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me përkujdesjen për anëtarët e familjes. Ana: Në familjen time, babi dhe mami nuk i kanëtë ndara detyrat. Babi im gatuan shumë mirë dhe shpesh ai kujdeset për vëllain e vogël dhe për mua. Mami shkon në punë çdo ditë dhe, kur mundet, lan pjatat dhe hekuros rrobat.Taulanti: Unë jetoj vetëm me mamin dhe ne i kemi ndarë rolet dhe detyrat me njëri-tjetrin. 1. Si janë ndarë rolet në secilën prej familjeve të shokëve të Erës?2. Cilat janë rolet e secilit anëtar në familjen tënde?Klasa ndahet në tri grupe dhe komenton secilin nga shembujt e mëposhtëm:cba

