Page 44 - Demo
P. 44


                                    42Qytetaria 6Tradita e emritSecili nga ne ka një emër të veçantë.Disa emra kanë një histori të tyren.Disa emra janë pjesë e traditës familjare.Tema 6Çfarë di unë?Koncepte kyçetraditë, zakon,praktika e emritZakonet dhe traditat ndikojnë në jetën e anëtarëve të shoqërisë Zakoni është një mënyrë veprimi që lidhet me jetesën e përditshme dhe që përsëritet në mënyrë të vazhdueshme, aq sa bëhet një rregull sjelljeje. Familjet tona kanë zakone dhe tradita të ndryshme në lidhje me vendosjen e emrave të fëmijëve. Në shumicën e rasteve, këto histori lidhen me kulturën së cilës i përkasin. Zakoni që transmetohet nga brezi në brez kthehet në traditë. Tradita është rregull që respektohet nga shumë njerëz.Familje me prejardhje e me kultura të ndryshme kanë traditat e tyre në vendosjen e emrave të të porsalindurve. Në disa prej tyre, të vegjlit marrin emrin e paraardhësve, ndonjëherë edhe në disa breza. Në disa familje të tjera, prindërit e të porsalindurit zgjedhin të trashëgojnë emrin e prindërve të tyre, por me ndonjë ndryshim të vogël. Disa të tjerë zgjedhin si emër të fëmijës bashkimin e shkronjave të emrave të tyre.Ndonjëherë, vëllezërit apo motrat më të mëdha ia zgjedhin emrin të voglit të familjes ende pa lindur.Ndodh që emri i fëmijës të jetë emri i një personaliteti të rëndësishëm në historinë e vendit. Ka familje që ndjekin traditat e besimit të tyre fetar për të vënë emrin e një fëmije. Praktika e emrit është pjesë e traditës dhe e kulturës së secilës familje. Traditat ndikojnë në jetën tonë. Ne duhet të njihemi me to, të jemi të ndërgjegjshëm për vlerat e tyre, por edhe t’i sfidojmë ato, kur nuk na bindin.
                                
   38   39   40   41   42   43   44   45   46   47   48