Page 45 - Demo
P. 45
43Qytetaria 6Tematika 2Emri im është i veçantë Unë quhem Erblina. Familja ime jeton në një qytet të vogël të gjelbëruar me pemë bliri. Në periudhën maj-qershor, era e blirit mbush qytetin. Duket sikur jeton në një botë përrallash. Unë linda në qershor. Mami im ishte e dashuruar me lulet e blirit dhe i kishte propozuar babit të më quanin Erblina. Babi ngurronte. Në familjen e tij ishte traditë që fëmijët të merrnin emrin e paraardhësve. Bënin ndonjë zbukurim, por në thelb mbetej emri i paraardhësit. Mendohej se kështu transmetohej më mirë kultura e tradita familjare. Mami ia doli ta bindte babin dhe, kur linda, më quajtën Erblina. Jam e lumtur me emrin tim. Më duket sikur aroma e luleve të blirit më shoqëron gjatë gjithë vitit.Po në familjen tuaj ekziston një traditë që ka lidhje me vendosjen e emrave? Po në familjet e prindërve tuaj? Si ndryshojnë ato?Diskutoni rreth përjetimeve të Erblinës për emrin e saj. studimi RastbMbajmë qëndrimBëhemi pjesëmarrësDiskutoni me prindërit dhe të afërmit tuaj:Kush jua ka vënë emrin? Pse?Si ju thërrasin shkurt?Si ndiheni me këtë histori?Pyeteni shokun ose shoqen tuaj për historinë e emrit. A ka një të tillë? Nëse po, ku bazohet? Origjina e emrit/mbiemrit mund të vijë nga një zanat i stërgjyshit ose nga vendi (qyteti ose fshati) prej të cilit ka origjinën familja jonë. Gjeni disa mbiemra që mund të kenë origjina të tilla.– Unë jam Era. Kjo është kushërira ime, Vlora. Ajo ka ardhur nga Prishtina për të vizituar qytetin tonë. Vlora, ky është Iliri, shoku im i fëmijërisë, kurse kjo është Dea, shoqja ime e ngushtë. Sot do të shkojmë në datëlindjen e Jonit. Pirroja i ka përgatitur një surprizë. 1. Shpjegoni origjinën e emrave të fëmijëve të përmendur më lart. Sa dhe si ka ndikuar kultura jonë në përcaktimin e tyre?2. Hulumtoni në Internet mbi origjinën e emrit tuaj.a

