Page 46 - Demo
P. 46
44Qytetaria 6Kultura dhe shëndetiShteti merr masa për t’u ofruar qytetarëve të tij kujdes shëndetësor cilësor.Tema 7Çfarë di unë?Koncepte kyçepërkatësi kulturore, shërues popullor,mjekim alternativIndividët dhe shëndetiNjerëzit, nisur nga kultura së cilës i përkasin, kanë mendime të ndryshme për kujdesin ndaj shëndetit, si edhe për mënyrën e kurimit të sëmundjeve. Disa njerëz, kur kanë probleme me shëndetin, u drejtohen institucioneve të specializuara për kujdesin shëndetësor. Ata marrin ndihmë nga mjekët dhe infermierët. Disa të tjerë mendojnëse, duke u kujdesur vetë për veten, mund ta kapërcejnë situatën. Edhe pse ndonjëherë ata ia dalin ta mundin sëmundjen, kjo mënyrë mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin. Disa individë u drejtohen shëruesve popullorë. Ata besojnë më tepër te mjekimi alternativ, ndaj shmangin vizitat dhe kontrollet mjekësore te mjekët specialistë.Këto dallime në mënyrat e kujdesit ndaj vetes dhe të afërmve mund të lidhen me kulturën, traditat dhe bindjen fetare të komunitetit, të cilit i përkasin individët. Përkatësia kulturore luan një rol themelor në krijimin e qëndrimeve tona për çështje të ndryshme, midis këtyre edhe ai i kujdesit për shëndetin. Për shekuj me radhë, njerëzit i kanë besuar shëndetin e tyre mjekësisë popullore. Kjo traditë vazhdon edhe sot, për shkak se kurimi me anë të mjekësisë popullore është tashmë pjesë e kulturës sonë shëndetësore.

