Page 47 - Demo
P. 47


                                    45Qytetaria 6Tematika 2Sot në klasë e ndjeva veten të lodhur, sikur isha me temperaturë. Edhe fyti më digjte pak. I kërkova ndihmë mësueses dhe ajo i telefonoi mamit. Mësuesja i tha mamit se do të më dërgonte te mjekja e shkollës për vizitë, por mami nuk ishte dakord. Ajo erdhi më mori nga shkolla dhe në shtëpi u kujdes që të konsumoja ushqim të pasur me kalori dhe të pushoja. Gripi me siguri do të më kalonte. Teta Vjollca, fqinja jonë që sapo ka ardhur nga një qytet tjetër, i tha mamit se duhet të më vendoste peceta të lagura mbi ballë, të më lyente grykët me sodë buke dhe pas këtyre do të ndihesha shumë mirë. Por kur erdhi babi nga puna, bisedoi me mamin dhe i tha të bëheshim gati se do të shkonim te mjeku i lagjes për të më vizituar. Ai do të përcaktonte shkakun e gjendjes sime shëndetësore dhe rrugët e mënyrat për kurimin e saj. Diskutoni pse mësuesja, prindërit e djalit dhe fqinja kishin mendime dhe qëndrime të ndryshme për mënyrat e kurimit të tij. Sipas jush, cila do të ishte rruga më e përshtashme që duhet të ndjekin prindërit e djalit, në mënyrë që shëndeti i tij të mos vihet në rrezik.studimi RastbMbajmë qëndrimBëhemi pjesëmarrësBëni një hartë të shërbimeve shëndetësore që ofrohen në komunitetin tuaj.Pyesni prindërit/kujdestarët dhe të rriturit e tjerë mbi qëndrimet dhe sjelljet e tyre në lidhje me shëndetin.Renditni sjelljet dhe qëndrimet pozitive.Tregoni si mund të shmanget ndikimi i përkatësisë kulturore në qëndrimet dhe sjelljet ndaj shëndetit.Ilustrojeni me një shembull. aMësuesja kishte vënë re se unë e afroja kokën shumë pranë librit, kur lexoja. Madje, shpesh i ngatërroja shkronjat dhe numrat e shkruar në dërrasë. Ajo i tha mamit se ndoshta kisha nevojëtë vendosja syze për të korrigjuar shikimin. Mami dhe babi vendosën të më çonin për kontroll te një mjek specialist, por gjyshja nuk ishte dakord. Ajo mendonte se unë shikoja shumë mirë dhe nuk ishte nevoja të shkoja te mjeku. – Era nuk ka nevojë për syze, – tha gjyshja, – mos u lodhni kot nëpër doktorë.1. Si do të veprojnë prindërit e Erës?2. Pse Era duhet të shkojë për kontroll te mjeku?3. Pse gjyshja nuk është dakord me mendimin e  prindërve të Erës? 
                                
   41   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51