Page 48 - Demo
P. 48


                                    46Qytetaria 6Dallimet kulturoreNjerëzit u përkasin kulturave të ndryshme, të cilat dallohen nga zakonet, traditat, arti, kuzhina, festat dhe ceremonitë e ndryshme. Tema 8Çfarë di unë?Koncepte kyçekultura të ndryshme,dallime kulturore, konflikteRespekti dhe toleranca: sekretet e bashkëjetesës paqësoreNjohja e kulturës së shoqes së bankës, së fqinjës etj. është njëdomosdoshmëri në ditët tona. Lëvizja e lirë e njerëzve bën që mjedisi ku jetojmë të jetë gjithnjë e më i larmishëm. Njerëz të kulturave të ndryshme bashkëjetojnë në të njëjtat vende. Njohja jo vetëm e individit, por edhe e kulturës prej nga vjen ai, na ndihmon të kuptojmë sjelljet dhe qëndrimet e bashkëqytetarëve, të tregohemi tolerantë, të respektueshëm dhe bashkëpunues. Kështu kapërcejmëparagjykimet dhe stereotipat, pasurojmë shpirtin dhe mendjen me mëshumë njohuri. Kjo duhet konsideruar si pasuri. Mospranimi i dallimeve kulturore krijon konflikte. Konflikti mund të jetë një zënkë, mosmarrëveshje, por mund të kthehet edhe në një betejë të ashpër apo luftë. Konflikti mund të ndodhë sa herë që dy njerëz, që vijnë nga kultura të ndryshme, nuk pranojnë dallimet mes tyre. Të tilla situata duhen kapërcyer me mirëkuptim dhe me tolerancë.
                                
   42   43   44   45   46   47   48   49   50   51   52