Page 49 - Demo
P. 49
47Qytetaria 6Tematika 2Mbajmë qëndrimElda është një grua e re dhe e shkathët. Së bashku me bashkëshortin, jetuan për shumë vite jashtë Shqipërisë. Njëri nga dy fëmijët e vegjël që ata kanë, ka lindur jashtë shtetit. Elda ka një karakter të hapur e gazmor, që nuk ndikohet lehtësisht nga traditat e zakonet. Çdo fundviti, ajo përballet me pretendimet e familjes. Në veçanti, tezja e saj ngulmon që Elda ka për detyrë t’i shkojë për vizitë me rastin e Vitit të Ri. Tezja mendon se vizitat e fundvitit janë një traditë e rëndësishme që tregojnë respektin ndaj familjes. Tezja është e bindur se shkëmbimi i vizitave në raste festash është një nga zakonet më të mira që kanë shqiptarët. Ndërsa Elda e mendon ndryshe: asaj i pëlqen më shumë ta vizitojë tezen në periudha të tjera të vitit. Gjatë pushimeve të fundvitit, ajo ka dëshirë të argëtohet me shoqërinë dhe, shpesh, udhëton edhe jashtë shtetit. Ky konflikt midis dy brezave përsëritet çdo vit.Cilat janë shkaqet kryesore të këtij konflikti në familje? Po ju, si do të vepronit në një situatë të tillë?studimi RastBëhemi pjesëmarrësSillni në klasë raste konfliktesh lokale, kombëtare apo ndërkombëtare që kanë ndodhur si rezultat i kulturave të ndryshme. Diskutoni rreth shkaqeve që mund të identifikoni, mënyrave të zgjidhjes së tyre, si dhe mësimeve që keni nxjerrë nga situata të tilla konflikti.baNë fund të klasës u dëgjua një zhurmë. Vesa dhe Albani po shtynin njëri-tjetrin. Mësuesja ndërhyri:– Ç’po ndodh me ju?– Mësuese, Albani më fyen. Ai tallet me të folurën time,– u ankua Vesa.– Jo, mësuese, – u përgjigj Albani, – unë vetëm sa i thashë se ajo nuk di të flasë.– Përsëri po më fyen, – ia ktheu Vesa e inatosur.– Prisni fëmijë, – tha mësuesja, – qetësohuni. Do tëdiskutojmë së bashku për dallimet që kemi në të folur.1. Përpiquni të gjeni arsyet pse u grindën Vesa dhe Albani.2. A keni përjetuar edhe ju raste konfliktesh kulturore? Tregoni për to.3. Si duhet vepruar në të tilla raste? 4. Identifikoni dallime të tjera kulturore që janë të përhapura në vendin tonë. A janë ato shkas konflikti? Pse?

