Page 50 - Demo
P. 50
48Qytetaria 6Konfliktet me bazë kulturoreNjerëzit janë të ndryshëm. Ata përfaqësojnë kultura të ndryshme dhe dallohen nga njëri-tjetri. Kur toleranca dhe respekti mungojnë, përballja midis kulturave mund të krijojë një konflikt kulturor.Tema 9Çfarë di unë?Koncepte kyçekonflikte kulturore, tolerancë, kompromis, vetëpërmbajtje, debat pozitivPa tolerancë, dallimet kulturore mund të kthehen në konflikte Siç kemi mësuar më parë, mendimet, gjykimet dhe qëndrimet mund të jenë të ndikuara ose edhe pasojë e drejtpërdrejtë e nje kulture tëcaktuar. Kur këto dallime kulturore midis individëve bëhen të papajtueshme, mund tëlindin konflikte. Konflikti është një mënyrë reagimi. Individët e përfshirë në të këmbëngulin se mendimi, sjellja dhe kultura e tyre janë më të mira se ato të të tjerëve. Ata nuk kuptojnë se çdo kulturë ka vlerat dhe normat e veta dhe, si të tilla, ato duhet të respektohen nga të gjithë. Në disa raste, njerëzit mund të lëndohen, mund të fyhen, madje mes tyre mund të krijohen edhe situata të rënda me përplasje fizike të grupeve të përfshira në konflikt. Në raste të skajshme, konfliktet mund të bëhen shkak edhe për luftëra e tragjedi kombëtare. Zgjidhja e konflikteve në mënyrë qytetare është detyrë e secilit prej nesh. Në rastet e konflikteve, këshillohet të praktikohet vetëpërmbajtja, si një mënyrë për të kontrolluar çdo sjellje që mund të shkaktojë lëndimin dhe fyerjen e të tjerëve. Situata të tilla mund të ndeshim shpesh në jetën e përditshme. E rëndësishme është ta mirëkuptojmë tjetrin dhe të ruajmë qetësinë përballë çdo keqkuptimi të mundshëm. Kjo e bën më të lehtë kapërcimin e çdo situate.Debati pozitiv, argumentimi i qëndrimeve tona, ndihmon për të shpjeguar dallimet mes nesh. Mos harroni, njerëzit janë të ndryshëm për sa i përket kulturës së tyre, por ata janë të gjithë të barabartë.Gjithsecili ka të drejtë të gëzojë kulturën e vet. Toleranca dhe kompromisi janë rrugët e vetme që na lejojnë të bashkëjetojmë paqësisht.

