Page 51 - Demo
P. 51
49Qytetaria 6Tematika 2Sot në klasë bëmë një ekspozitë të veçantë, që i kushtohej veshjeve tradicionale të zonave të ndryshme të Shqipërisë. – Te kjo fotografia këtu, – tha Era, – ka dalë gjyshja ime me veshjen karakteristike të krahinës së saj. Sa bukur i qëndisnin veshjet e tyre gratë e kësaj zone, plot me lule e ngjyra që simbolizonin ardhjen e pranverës! – Banorët e zonës nga vij unë përgatisnin një palë këpucë të veçanta për djemtë e sapolindur, - tha Erblini. – Mbi to vizatoheshin simbole të forcës dhe qëndresës shqiptare: një shpatë, një pushkë dhe një mburojë. Në këtë mënyrë, ata shprehnin dëshirën që djemtë e familjes të rriteshin trima dhe të fuqishëm.Mësuesja nxitoi të afrohej te banka e Jonit dhe e Besmirit, sepse ata ishin përfshirë në një debat të fortë. – Mësuese, Joni filloi të qeshte me veshjen në fotografitë që solla unë për ekspozitë. Ai nuk ka të drejtë të më fyejë, as mua e as vendin tim të origjinës. Unë nuk do ta bëja kurrë një gjë të tillë për të. Pse Joni dhe Besmiri u përfshinë në konflikt?Çfarë këshille do t’u jepnit atyre?Çfarë ju bëri më shumë përshtypje në ekspozitën që krijuan nxënësit në rastin e mësipërm?Cilat janë simbolet e veshjeve tradicionale të zonës suaj? Diskutoni për to në klasë. studimi RastMbajmë qëndrimBëhemi pjesëmarrësImprovizoni në klasë raste konflikti me bazë dallimet kulturore. Ndahuni në dy grupe. Grupi i parë identifikon sjelljet dhe qëndrimet e ndryshme të anëtarëve të përfshirë në konflikt. Grupi i dytë identifikon sjelljet që çojnë drejt zgjidhjes së konfliktit.Diskutoni në klasë përfundimet e punës së të dyja grupeve.Në pallatin tonë jetojnë banorë nga zona të ndryshme të Shqipërisë. Prej pak kohësh, ka ardhur një fqinj i ri. Jemi në të njëjtin kat, por ende nuk jemi prezantuar dhe nuk dimë asgjë për familjet tona. Kur erdha sot nga shkolla, dëgjova gjyshen time që fliste me zë të lartë e dukej sikur po grindej me dikë. Nxitova hapat i shqetësuar. Kur u afrova, pashë gjyshen që po debatonte me fqinjën e re. Iu afrova gjyshes dhe e tërhoqa drejt shtëpisë dhe e pyeta se ç’kishte ndodhur.– Çdo ditë, – tha gjyshja, – gjatë paradites, nga shtëpia e tyre dëgjohet muzikë popullore me volum të lartë. Nuk arrijmë të qetësohemi. Kur shkova t’u them që ta ulnin pak zërin, jo vetëm që nuk më dëgjuan, por më thanë se u pëlqente të dëgjonin me zë të lartë këngët e tyre.1. Identifikoni shkakun e konfliktit në rastin e mësipërm.2. Si mund të parandalohen konflikte të tilla?3. Çfarë do të sugjeronit për banorët e pallatit, në mënyrë që midis tyre të ketë mirëkuptim dhe bashkëjetesë të shëndetshme?dcba

