Page 52 - Demo
P. 52
50Qytetaria 6Të mos diskriminojmëNjerëzit janë të ndryshëm.Njerëzit janë të barabartë. Dallimet midis njerëzve duhen pranuar dhe respektuar.Tema 10Çfarë di unë?Koncepte kyçeparagjykim, diskriminimParagjykimetNë shoqërinë tonë, por edhe kudo në botë, ekzistojnë shumë qëndrime, paragjykime, besime të pabazuara dhe keqinformime lidhur me origjinën, aftësitë, kulturën e grupeve të ndryshme të popullsisë.Paragjykimet janë gjykime të pabazuara në situata apo fakte konkrete në lidhje me një çështje, një ngjarje, individ apo shoqëri. Shpesh, ato konsiderohen si mendime apo qëndrime negative ndaj individëve apo grupeve të ndryshme. Paragjykimet janë qëndrime të vështira për t’u ndryshuar. Paragjykimet lëndojnë njerëzit dhe i bëjnë dëm shoqërisë në tërësi. U deshën vite që skuadrat e futbollit amerikan të përfshinin në strukturën e tyre lojtarë afroamerikanë, për shkak të paragjykimeve raciste. Me kalimin e kohës, ata e kuptuan se kjo ishte gabim, ndaj filluan të miqësoheshin dhe të luanin si një skuadër. Zakonisht, kur njerëzit punojnë dhe zhvillojnë aktivitete bashkë, i harrojnë gjërat që i ndajnë dhe përqendrohen te gjërat që i bashkojnë.Paragjykimet bëhen shkak që njerëzit të diskriminojnë njëri-tjetrin. Diskriminimi është trajtim i pabarabartë, përjashtim dhe kufizim i së drejtës të individit. Njerëzit kanë paragjykime në lidhje me gjininë, origjinën, besimin fetar, zakonet dhe traditat. Nëse nisemi nga paragjykimet, ne mund të gabojmë në vlerësimet që bëjmë për njëri-tjetrin. Njohja nga afër, mund të na ndihmojë t’i kapërcejmë ato.

