Page 53 - Demo
P. 53


                                    51Qytetaria 6Tematika 2Çdo të shtunë, ne luajmë ndeshje futbolli në fushën që ndodhet brenda shkollës sonë. Por sot ndeshja nuk ka filluar ende, pasi Ronaldi, sulmuesi i skuadrës sonë, nuk ka ardhur. Ai e ka pasion futbollin dhe është sulmues shumë i mirë. Është djalë korrekt, vjen gjithmonë në kohë, por nuk e di pse po vonohet sot. Me siguri ka ndonjë arsye. Ne banojmë në të njëjtin pallat. Mësojmë në të njëjtën shkollë. Ai është në klasë të shtatë. – Ta zëvendësojmë, Eri, – tha Drini. – Nuk na duhet ai sulmues. Ka plot çuna të tjerë. Kushedi nga është futur ai, bashkë me shokët e tij romë.– Mos fol kështu, Drini, – i thashë unë. – Ti e di shumë mirë që jemi ne shokët e Ronaldit. Me siguri që ka një arsye pse është vonuar.– Po vjen Ronaldi, – thirri Besmiri. – Po vrapon.– Ju kërkoj të falur për vonesën, por nuk munda të vija më herët, sepse ndihmova komshiun tim të moshuar, i cili po transportonte disa kuti me libra të vjetër për fëmijë. Po bënte një dhuratë për qendrën ditore të fëmijëve romë.Pse Drini nuk donte ta pranonte Ronaldin në lojë?Identifikoni mesazhet që nxisin dhe parandalojnë paragjykimet në këtë bisedë.Si do të kishit vepruar ju në një rast të tillë? Diskutoni me shokët e shoqet e klasës.studimi RastBëhemi pjesëmarrës1. Pse e kërkoi nëna e Erblinit një gjë të tillë? Nga se është ndikuar ajo?2. Çfarë do t’i thoshit ju mamasë së Erblinit?Identifikoni disa nga paragjykimet që mendoni se ndikojnë në sjelljen tuaj. Diskutojini në klasë dhe planifikoni se çfarë duhet bërë për t’i kapërcyer ato.Ftoni në klasë dikë që ka jetuar prej vitesh jashtë vendit dhe kërkojini t’u tregojë nga përvoja e tij si imigrant, edhe në lidhje me diskriminimet e përjetuara. Mendoni se të gjithë ne mund të jemi viktima të diskriminimit, në një çast të caktuar të jetës sonë? Reflektoni.cbaMbajmë qëndrimBerti është nxënës në klasën tonë. Është më i miri i klasës në muzikë. I bie shumë bukur violinës. Ia ka mësuar gjyshi i tij. Ai ka vështirësi në lëndët e tjera. Familja e Bertit është pjesë e komunitetit egjiptian. Mësuesja kujdestare i kërkoi Erblinit të ulej me të në bankë dhe ta ndihmonte Bertin edhe pas mësimit. Erblini u tregua i gatshëm. Nëna e tij erdhi të nesërmen në shkollë dhe kërkoi që Erblini të mos angazhohej më për të ndihmuar Bertin. 
                                
   47   48   49   50   51   52   53   54   55   56   57