Page 54 - Demo
P. 54
52Qytetaria 6Mënyrat e zgjidhjes së konfliktitNjerëzit u përkasin kulturave të ndryshme.Konfliktet duhen zgjidhur me tolerancë dhe mirëkuptim.Tema 11Çfarë di unë?Koncepte kyçezgjidhje konflikti, aspekte pozitiveRrugët e zgjidhjes së konfliktitNjerëzit përdorin rrugë të ndryshme për zgjidhjen e konfliktit, në varësi të individëve që janë përfshirë dhe të situatës në të cilën ndodhen, p.sh. ndodhen në shtëpi, në shkollë apo në komunitet. Mënyrat që njerëz të ndryshëm përdorin për të zgjidhur konfliktin mund të krahasohen me sjelljen e disa kafshëve të dashura për ne.Sjellja e breshkës (shmangia). Njerëzit që përdorin sjelljen e breshkës përpiqen ta shmangin konfliktin, duke besuar se ai mund të zgjidhet vetë. Ata janë të prirur të mos angazhohen dhe të tërhiqen fizikisht dhe psikologjikisht nga çdo situatë konfliktuale. Por, në këtë rast, mund të ndodhë që konflikti të ashpërsohet, sepse mbetet i pazgjidhur.Sjellja e arushit lodër (përshtatja). Njerëzit që ndjekin sjelljen e arushit lodër kanë si pikë të fortë aftësinë e tyre për t’u përshtatur në situata të ndryshme. Ata duan paqe dhe harmoni, dhe janë të prirur të pranojnë edhe fajin e dikujt tjetër për të ruajtur qetësinë në çdo rrethanë. Por, ky lloj qëndrimi mund të shfrytëzohet e të keqpërdoret nga të tjerët. Sjellja e peshkaqenit (konkurimi). Individët që ndjekin këtë mënyrë nuk kanë frikë të përballen me konfliktin. Ata mund të marrin përsipër të drejtojnë procesin e zgjidhjes së konfliktit, por edhe mund të lëndojnë ndjenjat e të tjerëve, duke i diktuar zgjidhjet e tyre.

