Page 55 - Demo
P. 55
53Qytetaria 6Tematika 2Unë jam Endriti, nxënës në klasën e gjashtë. Joni është shoku im më i ngushtë, por ka disa ditë që ai nuk më flet. Unë jam i shqetësuar për këtë. – Çfarë ka ndodhur me ju të dy? Përse nuk flisni? – më pyeti Ana.– Nuk e di, – i thashë. – Duhet t’i ketë mbetur hatri për diçka.– Pse shqetësohesh? Le të flasë kur të dojë, – sugjeroi Era.– Jo, – thashë unë. – Do të shkoj ta pyes. Është më mirë kështu. Ne mund ta zgjidhim bashkë problemin. – Shko kërkoi falje, – propozoi Ana. – Nuk kam arsye ta bëj këtë, – theksova unë.– Ftoje për një lojë futbolli sot pasdite dhe do t’i bjerë inati, – sugjeroi Mira.– Ndoshta, – thashë unë. – Do të vendos pasi të flas me të.Vlerësoni reagimet e çdonjërit prej nxënësve në rastin e mësipërm dhe krahasojini ato me modelet e sjelljeve për zgjidhjen e konfliktit. Cilin prej tyre do ta vlerësonit pozitivisht dhe pse? Po ju vetë, cilën mënyrë do të kishit përdorur në një situatë të ngjashme?studimi RastbcaSjellja e dhelprës (kompromisi). Kjo mënyrë sjelljeje ka të bëjë me aftësinë e individit për të komunikuar dhe për të nxitur marrëveshjen dhe mirëkuptimin. Shpesh, këta individë gjejnë zgjidhje të mençura dhe të ekuilibruara midis interesave të ndryshme. Megjithatë, edhe ata mund t’i lëndojnë të tjerët duke i manipuluar.Sjellja e bufit (bashkëpunimi). Karakteristikë e kësaj sjelljeje është bashkëpunimi dhe ndershmëria. Individët që sillen kështu ndihmojnë në ndërtimin e besimit mes njerëzve. Ata janë mendjehapur për zgjidhje ku të gjithë janë të fituar. Por, në këtë rast, është e nevojshme që palët të kenë dëshirë të bashkëpunojnë dhe për këtë shpeshherë duhet kohë. Të zgjidhësh konfliktin në mënyrë të përshtatshme do të thotë të jesh i aftë të përdorësh të gjitha sjelljet, duke shfrytëzuar aspektet e tyre pozitive, në varësi të situatave. Bëhemi pjesëmarrësSjellja gjithmonë shpesh rrallë asnjëherëBëj pyetje. Informohem për natyrën e konfliktit.Komunikoj me njerëzit e tjerë të përfshirë në konflikt.Ndërgjegjësohem për dallimet që ekzistojnë ndërmjet njerëzve dhe përpiqem t’i pranoj ato.Kontrolloj emocionet e mia. Nuk i lejoj ato të më drejtojnë.Nuk e lejoj zemërimin të drejtojë sjelljen time.Ruaj qetësinë.Mësoj nga gabimet.Për të shmangur situata konflikti, sugjerohet përdorimi i sjelljeve të mëposhtme. Shënoni në tabelë sa shpesh i përdorni ato: Bazuar në pesë modelet e sjelljes, identifikoni mënyrën tuaj të zgjidhjes së konfliktit.Qytetaria 6

