Page 56 - Demo
P. 56


                                    54Qytetaria 6Tema 12Dita e tolerancës Anëtarët e shoqërisë mbështesin dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Bashkëpunimi është një karakteristikë e rëndësishme në komunitet, që mënjanon konfliktin.Çfarë di unë?Koncepte kyçerespekt reciprok, bashkëpunimRëndësia e tolerancës dhe bashkëjetesa paqësore në komunitet Në një botë ku gjërat ndryshojnë dhe lëvizin me shpejtësi, njerëzit duhet të jenë të përgatitur për të pranuar dallimet midis tyre. Të jesh tolerant do të thotë: të pranosh dallimet mes njerëzve, të respektosh çdo njeri për atë që është e për atë që përfaqëson, të vlerësosh këdo pa paragjykime dhe të mbash qëndrime që nuk diskriminojnë njerëzit e tjerë. Të jesh tolerant të ndihmon të parandalosh konflikte që burojnë nga të qenit i ndryshëm. Toleranca ushqen bashkëpunimin, respektin reciprok dhe shmangien e konfliktit. Toleranca mund të tregohet në shumë mënyra, në raste dhe në kohë të ndryshme. Një individ mund të mos pajtohet plotësisht me të tjerët në çështje që kanë të bëjnë me bindjet fetare e politike, me shijet artistike, me interesat kulturore etj., por tregon respekt dhe mirëkuptim për interesat e të tjerëve. Toleranca është e nevojshme në çdo aspekt të jetës sonë të përditshme dhe ka një rol të pazëvendësueshëm në krijimin e paqes, të mirëkuptimit dhe të bashkëpunimit. Të tregosh respekt dhe tolerancë për mendimet e të tjerëve nuk do të thotë që heq dorë nga bindjet dhe idetë e tua apo që bashkohesh me ato të të tjerëve. Është e drejta e çdokujt që të shprehë lirisht mendimin dhe opinionin e tij pa u gjykuar e pa u kritikuar nga të tjerët.Më 16 nëntor 1995, në Konferencën e Përgjithshme të UNESCO-s, me një deklaratë të Kombeve të Bashkuara, kjo datë u shpall si Dita Ndërkombëtare e Tolerancës.
                                
   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60