Page 57 - Demo
P. 57


                                    55Qytetaria 6Tematika 2Genti do të organizojë një festë për ditëlindjen e tij. Prindërit po e ndihmojnë të përgatitë ftesat për shokët dhe shoqet e klasës.– Genti, e bëre listën e shokëve të klasës? – e pyeti babai.– Po babi, – tha Genti dhe i zgjati listën me emrat e shokëve.– Pse, kaq pak shokë ke ti? – pyeti babai.– Jo, kam më shumë, por disa nuk i kam ftuar. Besmiri sapo ka ardhur në klasën tonë dhe është pak si ndryshe. Mezi e kuptojmë. Ai përdor dialektin e zonës nga vjen. Edhe Xhildën nuk kam dëshirë ta ftoj. Ajo i përket komunitetit egjyptian. Është ndryshe nga ne. Vishet ndryshe. Bledin nuk e kam ftuar, se babi i tij është tek ajo partia që ty nuk të pëlqen. Taulanti nuk është në listë, se jemi grindur dhe nuk i flasim më njëri-tjetrit. Prindërit biseduan gjatë me Gentin atë ditë. Ata i treguan se shokët dhe shoqet duhet t’i dojë dhe t’i pranojë ashtu si janë. Ata i shpjeguan se askush nuk duhet të veçohet për shkak të ngjyrës së lëkurës, të origjinës, të aftësive të kufizuara, të gjuhës që flet apo të dallimeve të tjera fetare, politike apo sociale. Përshkruani se si do të ndihen shokët e Gentit, që nuk do të ftohen në ditëlindjen e tij.Nëse jeni sjellë ndonjëherë si Genti, shpjegoni arsyet pse e keni bërë këtë. Tregoni nëse keni qenë ndonjëherë në vendin e shokëve të Gentit. Çfarë keni përjetuar?studimi RastBëhemi pjesëmarrësVlerësoni sjelljen tuaj në lidhje me situatat e mëposhtme. Më pas diskutoni përgjigjet tuaja dhe tregoni se cilat qëndrime dhe sjellje duhet të ndryshojnë për të qenë më tolerant. cNr. Sjellja ime Po Jo1 Unë pranoj dhe respektoj mendimet e bashkëmoshatarëve edhe pse ato mund të jenë të ndryshme nga të miat.2 Unë i ndihmoj të gjithë shokët që kanë nevojë për ndihmë, pa asnjë dallim.3 Unë nuk i veçoj shokët për shkak të ngjyrës së lëkurës.4 Unë respektoj besimin fetar që kanë shokët e mi.5 Unë nuk i veçoj shokët për shkak të aftësive që kanë.6 Unë i respektoj shokët, pavarësisht origjinës së tyre. 7 Unë i mirëkuptoj dallimet që ne kemi në mënyrën se si flasim. 8 Unë nuk i veçoj shokët për shkak të gjendjes ekonomike të familjeve të tyre.9 Kur dikush më fyen ose më godet, unë nuk i përgjigjem në të njëtën mënyrë. 10 Unë përpiqem t’i zgjidh mosmarrëveshjet me shokët pa përdorur dhunë.11 Unë kërkoj falje dhe e pranoj gabimin me shokët e mi.12 Unë përpiqem ta kuptoj se si ndihet një shok kur është i mërzitur. ba
                                
   51   52   53   54   55   56   57   58   59   60   61