Page 63 - Demo
P. 63
61Tregu globalTema 1T r e g t i a Objektivat:Në fund të këtij mësimi, nxënësit duhet të jenë të aftë:• të përkufizojmë tregtinë;• të shpjegojnë përse vendet bëjnë tregti me njëri-tjetrin;• të renditin produkte ose artikuj të importuar nga vende të tjera dhe të tregojnë arsyen e importimit.ShkëmbimiPër të jetuar, njerëzit kanë nevojë për produkte ushqimore, për veshje dhe për të mira të tjera. Ata kanë nevojë edhe për shërbime të ndryshme. Të mirat dhe shërbimet nuk prodhohen të gjitha në një vend dhe nga të njëjtët njerëz. Disa prodhojnë produkte ushqimore, të tjerë prodhojnë produkte për t’u veshur, të tjerë prodhojnë produkte, që na shërbejnë për zhvillimin tonë mendor, shpirtëror, fizik etj. Për të siguruar të gjitha të mirat dhe shërbimet, për të cilat kanë nevojë, njerëzit duhet të hyjnë në marrëdhënie shkëmbimi me njëri-tjetrin. Në këtë rast, thuhet që ata hyjnë në marrëdhënie tregtare me njëri-tjetrin.TregtiaTregtia është shkëmbimi i të mirave dhe i shërbimeve. Tregu është vendi ku bëhet tregtia.Njerëzit përfshihen në tregti si individë ose si punonjës të bizneseve. Kur njerëzit dhe bizneset shkëmbejnë të mira ose shërbime brenda vendit të tyre, tregtia quhet e brendshme, kurse tregu quhet treg i brendshëm.Kur njerëzit shkëmbejnë të mira ose shërbime me njerëz ose me biznese të vendeve të tjera, tregtia quhet ndërkombëtare ose globale. Tregtia globale krijon edhe tregun global.Tregtia globale ndodh kur individët, bizneset ose shtetet kanë nevojë për burime ose shërbime nga vende të tjera, sepse vetë nuk mund t’i plotësojnë, ose kur këto të mira dhe shërbime ata dëshirojnë t’i sigurojnë me kosto më të ulët.Kur një individ, biznes ose një shtet blen një mall apo një shërbim nga një shtet tjetër, kemi të bëjmë me import. Në këtë rast, mallrat dhe shërbimet quhen të importuara.Kur një mall ose shërbim shitet në një shtet tjetër, kemi të bëjmë me eksport, ndërsa mallrat dhe shërbimet, quhen të eksportuara në këtë rast.

