Page 64 - Demo
P. 64
62I. Të kuptojmë idetë dhe konceptet kryesore të mësimit1. Përkufizoni me fjalët tuaja!• Tregtia • Tregu • Tregtia e brendshme • Tregu i brendshëm • Tregtia globale • Tregu global • Eksporti • Importi II. Të zhvillojmë aftësitë e të menduarit1. Përse njerëzit kanë nevojë të shkëmbejnë mallra dhe shërbime me njëri-tjetrin?2. Nga mjedisi i klasës, i shtëpisë ose më gjerë, dalloni dhe përzgjidhni sende të prodhuara në vende të tjera! Plotësoni tabelën e mëposhtme!Mall i importuar Shteti nga është importuar Arsyeja përse është importuar5. Si kanë ndikuar mallrat e mësipërme në jetën tonë?III. Të zhvillojmë shprehitë e qytetarisëVëreni mallrat e renditura më poshtë! Mendoni dhe diskutoni me shokët se cilët janë mallrat e importuara, që kanë nevojë të përshtaten më mirë me nevojat tona! Ju mund të shtoni vetë mallra, për të cilët mendoni se duhet të ndryshohen që të na shërbejnë më mirë.

