Page 66 - Demo
P. 66


                                    64Barrierat dhe marrëveshjet tregtareObjektivatNë fund të këtij mësimi, nxënësit duhet të jenë të aftë:• të tregojnë pse është e rëndësishme një politikë tregtare; • të identifikojnë kuotat, tarifat, subvencionet, embargot dhe standardet si barriera tregtare, të cilat qeveritë i përdorin për të kontrolluar tregtinë dhe për të rritur përfitimet për vendet e tyre;• të përshkruajnë sesi marrëveshjet shumëpalëshe mund të lehtësojnë tregtinë;• të përshkruajnë se Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) funksionon si një gjykatë për të ndihmuar shtetet që të zgjidhin mosmarrëveshjet tregtare;• të shpjegojnë se shtetet përdorin metoda të ndryshme për të rritur përfitimet e tyre tregtare dhe se marrëveshjet me një ose më shumë vende shpeshherë bëhen për të lehtësuar tregtinë dhe për të shmangur mosmarrëveshjet.Politikat në shërbim të tregtisëNë mësimin e kaluar mësuam se, për të plotësuar nevojat dhe interesat e tyre njerëzit, bizneset dhe shtetet bëjnë tregti me njëri-tjetrin. Për shembull, Shqipëria importon banane, sepse ato nuk mund të prodhohen në Shqipëri, por ajo eksporton domate në ato vende, ku këto nuk prodhohen, ose krom në vendet, që kanë nevojë për të. Si rregull, bizneset importojnë mallra, që janë të nevojshme për konsumatorët (për njerëzit që blejnë mallra ose shërbime), të cilët mund të jenë familjarë dhe biznese dhe kështu ofrojnë më shumë mundësi zgjedhjeje për ta. Importet mund të jenë më të lira se prodhimet vendase dhe mund të ndihmojnë në uljen e çmimeve të mallrave në vend. Megjithatë, për shkak të importeve, prodhuesit vendas (të cilët prodhojnë mallra ose shërbime) mund të humbasin shitjet dhe përfitimet. Kështu, një biznes ose një industri vendase mund ta ndërpresë punën nëse konsumatorët zgjedhin të blejnë mallra të importuara, në vend të mallrave vendase për arsye të çmimit më të ulët të tyre. Në këtë mënyrë, importet mund të krijojnë si “fitues”, ashtu edhe “humbës”.Për këtë arsye, shpeshherë prodhuesit i kërkojnë qeverisë të mbrojë biznesin vendas duke krijuar politika tregtare, që sigurojnë mundësi më të mëdha për njerëzit dhe për bizneset e vendeve të tyre. Qeveritë mund ta bëjnë këtë duke krijuar rregulla dhe barriera (pengesa) tregtare për mallrat e importuara. Barriera tregtare është një rregull ose një ligj, që ngadalëson ose ndalon tregtinë me vendet e tjera.Tema 2
                                
   60   61   62   63   64   65   66   67   68   69   70