Page 68 - Demo
P. 68
663. Të bësh apo të mos bësh tregti?Shtetet e renditura më poshtë duan të mbrojnë industritë e tyre nga importet nëpërmjet njërës prej pesë pengesave tregtare. Plotësoni hapësirën boshe me emrin e barrierës tregtare që çdo shtet po përdor për të mbrojtur industritë e tij!Kuota Tarifa SubvencioniEmbargoja Standardi1. ____________ Shteti K nuk do të lejojë të importohen më shumë se 1 milion videokamera.2. ____________ Shteti A do që të mbrojë industrinë e tij teknologjike, kështu që ka shtuar një taksë në çmimin e televizorëve të importuar.3. ____________ Shteti O nuk do të importojë asnjë automjet që nuk i përmbush në mënyrë të saktë kushtet për emetimin e gazrave (ndotjen e mjedisit).4. ____________ Shteti C do të taksojë mollët e importuara për të mbrojtur prodhuesit e tij të mollëve.5. ____________ Shteti N po u paguan një shumë të caktuar parash kultivuesve të misrit për të përgjysmuar koston e prodhimit dhe të shitjes së misrit.6. ____________ Shteti Z nuk do të importojë prodhime shpendësh nga Azia për shkak të një sëmundjeje të përhapur te pularitë.7. ____________ Shteti T nuk do të importojë peshk ton nga asnjë shtet tjetër, i cili nuk vepron në përputhje me ligjet mjedisore për mbrojtjen e delfinëve.8. ____________ Shteti E nuk do të transportojë bajame te shteti F sepse taksa, që duhet të paguajë për të eksportuar bajame në këtë shtet, është tepër e lartë. 1. Kuota, 2. Tarifa, 3. Standard , 4. Tarifë, 5. Subvencion, 6. Embargo, 7. Standard, 8. TarifëI. Të zhvillojmë aftësitë e të menduaritMarrëveshjet tregtare ndërmjet vendeve duhet të respektojnë disa parime, në mënyrë që të jenë të drejta, të ndershme dhe të paanshme. Përcaktoni qëndrimin tuaj për pyetjet e mëposhtme!• A duhet që madhësia, pasuria apo pushteti politik i një vendi të ndikojë mbi një mosmarrëveshje tregtare? Pse po? Ose: pse jo?• A duhet të përbëjë shqetësim siguria ushqimore? Pse po? Ose: pse jo?• A duhet të përbëjë shqetësim ruajtja e mjedisit? Pse po? Ose: pse jo?• A janë të rëndësishme të drejtat e punonjësve? Në ç’mënyrë?• A duhet që ligjet e një shteti të kenë rëndësi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare ndërkombëtare? Pse po? Ose: pse jo?• A duhet të favorizohen vendet në zhvillim? Pse po? Ose: pse jo?• A është e lehtë të përcaktosh se çfarë është e drejtë? Pse po? Ose: pse jo?II. Të zhvillojmë shprehitë e qytetarisëMarrim në shqyrtim rastet e mëposhtme. Si do të vendosnit ju në secilin rast?Argumentoni qëndrimin tuaj!

