Page 69 - Demo
P. 69
67Tregu globalRasti i parëUshqim i ndaluarNë vitin 2002, anëtarët e Bashkimit Evropian (BE) ndaluan të gjithë importin e produkteve ushqimore nga Kina, sepse disa prej tyre përmbanin elemente të imta të një substance, e cila mendohet se shkakton kancer.Mbas zbulimit të sëmundjes së lopës së çmendur në Shtetet e Bashkuara, 50 vende ndaluan importimin e mishit të gjedhit nga Amerika. Siguria ushqimore është një arsye për të kufizuar tregtinë, por shpesh është edhe një arsye e gjetur për të mbrojtur prodhuesit vendas nga konkurrenca e jashtme.Standardet mjedisore ndryshojnë shumë ndërmjet vendeve, gjë që mund të ndikojë sigurinë ushqimore. Për vendet e varfra është shpeshherë e vështirë të plotësojnë standardet e sigurisë ushqimore që kërkohen nga vendet më të pasura.Pyetje:A duhet që siguria ushqimore të merret parasysh në tregtinë ndërkombëtare? Mendoni se OBT-ja (Organizata e Botërore e Tregtisë) duhet të vendosë standarde për sigurinë ushqimore?Rasti i dytëBreshkat e detitAnëtarësimi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) do të thotë që ligjet e miratuara në vendin tuaj mund të përmbysen nga organizata. Ligji për Speciet në Rrezik Zhdukjeje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i miratuar nga Kongresi në vitin 1973, kërkonte që karkalecat e tregtuar në Shtetet e Bashkuara duhet të kapeshin me rrjeta të pajisura me aparate për shpëtimin e breshkave. Këto pajisje lejojnë një hapësirë shpëtimi për breshkat e detit, që ka gjasa të mbyten nëse ngelin nëpër rrjeta. Çdo vit, rreth 155 mijë breshka deti mbyten në rrjetat e karkalecave.Një qëllim i OBT-së është të zgjidhë mosmarrëveshjet tregtare ndërmjet shteteve. Katër vende apeluan në OBT, duke argumentuar se Shtetet e Bashkuara në mënyrë të padrejtë po ndalonin importin e karkalecit të egër. Shtetet e Bashkuara pretendonin që OBT-ja nuk mund të hidhte poshtë ligjet mjedisore të një shteti anëtar. OBT-ja vendosi kundër ShBA-së, duke argumentuar që kujdesi ndaj mjedisit është i rëndësishëm, por nxitja e zhvillimit ekonomik nëpërmjet tregtisë është më e rëndësishme.Pyetje:A duhet që OBT-ja të ketë të drejtë të vendosë kundër legjislacionit të një vendi? Çfarë do të ndodhte nëse nuk do ta kishte këtë autoritet?

