Page 70 - Demo
P. 70
68Bëjmë një marrëveshjeObjektivatNë fund të këtij mësimi, nxënësit duhet të jenë të aftë:• të dallojnë se praktikat e biznesit në vende të ndryshme janë të ndryshme;• të tregojnë lidhjen e praktikave të biznesit me veçoritë kulturore;• të shpjegojnë rëndësinë e njohjes së praktikave të biznesit për tregtinë në vende të tjera;• të marrin vendime në grup për të planifikuar biznesin e tyre në vende të tjera, në përputhje me veçoritë e praktikave të biznesit në këto vende. Në mësimin e kaluar u njohëm me rregullat e tregtisë globale, me llojet e ndryshme të barrierave tregtare dhe me mënyrën si OBT-ja ndihmon për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve tregtare. Një faktor i rëndësishëm, që ndikon mbi tregtinë, janë edhe praktikat e biznesit, të cilat ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Për të bërë biznes në mënyrë të suksesshme në vendet e tjera, njohja e praktikave të biznesit të atyre vendeve është e rëndësishme.Praktikat e bizneseve varen shumë nga kultura e vendeve, në të cilat ato veprojnë. Për këtë arsye, njohja e këtyre kulturave do të na ndihmojë të marrim vendime më të drejta për biznesin tonë. Në lëndën e qytetarisë, gjatë këtij viti ne mësuam për kulturën e një vendi si mënyrë jetese e një grupi njerëzish, të cilët kanë të përbashkëta traditat, interesat, besimin dhe veprimtaritë e përditshme. Ndërmjet kulturave të ndryshme ekzistojnë dallime. Disa prej tyre ne i dallojmë me lehtësi, si: veshjet, gjuha, dialektet, muzika, ushqimet, zakonet e jetës së përditshme, festat, strukturat qeveritare etj. Për të dalluar disa të tjera, na duhet më shumë kohë, pasi ato nuk janë shumë të dukshme. Mënyra e jetesës së njerëzve, me të cilët duhet të bëjmë tregti, nuk është e njëjtë. Kjo ndikon edhe në mënyrën si njerëzit bëjnë biznes. Prandaj, njohja e praktikave të biznesit të vendeve të tjera është e rëndësishme për vetë tregtinë globale. Nga ana tjetër, përmes tregtisë globale, ne mësojmë më shumë për ndryshimet kulturore që ekzistojnë ndërmjet njerëzve dhe, në këtë mënyrë, mësojmë edhe t’i vlerësojmë dhe t’i respektojmë ato. Tregtia zakonisht përmirësohet nëse kemi njohuri për njëri-tjetrin dhe vlerësojmë kulturat e partnerëve tanë tregtarë. Në këtë mënyrë, ne marrim vendime më të mira, si tregtare, ashtu edhe njerëzore.I. Të kuptojmë idetë dhe konceptet kryesore të mësimit1. Jepni dy arsye pse të kuptuarit e kulturës dhe të praktikave të biznesit të një shteti janë të rëndësishme për hedhjen e bazave të tregtisë me këtë shtet!Tema 3

