Page 71 - Demo
P. 71
69Tregu globalI. Të zhvillojmë aftësitë e të menduarit2. Çfarë do t’i kërkonit një biznesi të huaj, që dëshiron të ndërtojë një linjë ushqimesh të çastit në qytetin tuaj?II. Të zhvillojmë shprehitë e qytetarisëZyra qendrore e shoqërisë suaj tregtare ka nevojë për ndihmë për të arritur një marrëveshje dhe për të hapur një restorant të ri “Ushqim për qejf ” në një shtet tjetër. Fillimisht, ju duhet të dini veçoritë e vendit dhe të praktikave të biznesit me këtë vend. Për këtë arsye, duhet të jeni në gjendje t’u përgjigjeni pyetjeve të mëposhtme. Për këtë qëllim, do t’ju ndihmojnë të dhënat për secilin vend.Si të bëni biznes1. A nevojiten kartëvizitat për të bërë biznes në këtë shtet? Nëse po, çfarë informacioni duhet përfshirë?2. A ka ndonjë sjellje, që duhet ta shmangni, kur punoni me banorët e këtij shteti? Për shembull, në disa shtete procesi i lutjes në publik mund të shihet me dyshim.3. Përshkruani me hollësi një praktikë biznesi, e cila do t’ju ndihmojë për të drejtuar biznesin në këtë shtet!Çfarë të vishni1. Si duhet të visheni, kur bëni biznes në këtë shtet?2. A ka ndonjë lloj veshjeje që duhet ta shmangni?Si të flisni1. A duhet të përpiqeni të flisni gjuhën zyrtare kur bëni biznes në këtë shtet? Pse po? Pse jo?2. Për çfarë duhet të flisni? Për çfarë nuk duhet të flisni?Si të përdorni titujt profesionalë1. Kur bëni biznes me banorët e këtij shteti, a duhet t’u drejtoheni atyre në emër? Pse po ose pse jo?Veçoritë kombëtare1. Si quhet monedha që do të përdorni në këtë shtet?2. Cila është gjuha zyrtare e këtij shteti? Veçoritë e konsumatorit1. A ka ky shtet ndonjë kufizim në ushqime? Nëse po, përshkruani një kufizim!2. Përshkruani një ushqim tradicional të këtij shteti!

