Page 72 - Demo
P. 72


                                    70I N D I ASi të bëni biznes•	 Kur bëni biznes, tregoni gjithmonë kartëvizitën tuaj. •	 Punonjësit e ulur duhet të ngrihen në këmbë në shenjë respekti sa herë që drejtuesi futet në zyrë ose në sallë.•	 Drejtuesi merr të gjitha vendimet dhe mban të gjitha përgjegjësitë.•	 Shmangni përdorimin e fjalës “jo”! Konsiderohet shumë e rëndë në Indi.Çfarë të vishni•	 Meshkujt duhet të veshin kostum dhe kollare. Femrat duhet të veshin kostume serioze zyrtare.•	 Veshjet prej lëkure (përfshirë sende si rripa apo kuleta) mund të konsiderohen ofenduese. Lopët nderohen në Indi.Si të flisni•	 Bashkëbisedimi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Njerëzit i kushtojnë shumë kohë dhe janë të përkushtuar gjatë bashkëbisedimit.•	 Shprehni mendimin tuaj, por sigurohuni që të dini se për çfarë po flisni!Si të përdorni titujt profesionalë•	 Përdorni titujt (zotëri, zonjë, zonjushë, profesor ose doktor) sa më shumë të jetë e mundur!•	 Prisni t’ju japin leje përpara se t’i drejtoheni dikujt me emrin e tij ose të saj. Zakonisht, vetëm miqtë thërrasin njëri-tjetrin në emër.Informacion bazë për shtetin•	 Gjuha: angleze (gjuhë kombëtare, politike dhe tregtare) dhe hindu (zyrtare).•	 Monedha: rupi indian.Informacion bazë për konsumatorin (Konsumator është një person që blen produkte ose shërbime.)•	 Popullsia përbëhet kryesisht nga hindutë. Ata kanë disa kufizime në ushqim. Për shembull:- Shumica e hinduve nuk e hanë mishin e lopës.- Shumica e hinduve janë vegjetarianë. Disa i hanë vezët. Disa të tjerë nuk hanë perimet që rriten nën tokë, si: qepët, patatet dhe rrepat.•	 Ushqimet tradicionale të Indisë përfshijnë: Biryani-n, e bërë me oriz dhe pulë, e gatuar me dru dhe në zjarr të ngadaltë. Variante të birianisë përfshijnë edhe vezë dhe perime. Gajar ka halva është një ëmbëlsirë me karota e qumësht.
                                
   66   67   68   69   70   71   72   73   74   75   76