Page 73 - Demo
P. 73
71Tregu globalJ A P O N I ASi të bëni biznes• Kur merrni një kartëvizitë, kushtojini shumë rëndësi teksa e shikoni. Gjithmonë falënderoni personin për kartëvizitën! Është normale të kërkoni ndihmë për të shqiptuar saktësisht emrat.• Mos u shfaqni zemërim, gjendje të keqe shpirtërore ose emocione negative partnerëve tuaj të biznesit.• Grupi konsiderohet më i rëndësishëm sesa individi.• Përgatituni për të dhënë dhurata! Kjo është një pjesë e rëndësishme e të bërit biznes në Japoni.Çfarë të vishni• Zakonisht, meshkujt veshin kostume zyrtare.• Tashmë konsiderohet e natyrshme që edhe gratë të veshin kostume zyrtare në punë.• Mund t’ju duhet të hiqni këpucët përpara se të futeni në tempuj ose në shtëpi.Si të flisni• Kur bëni biznes, në fillim drejtojuni më të moshuarit të grupit!• Gjatë një bashkëbisedimi, përdorni sa më shumë që të mundeni gjuhën japoneze!• Kërkoni shpesh falje! Konsiderohet si shumë e sjellshme.Si të përdorni titujt profesionalë• Vetëm pjesëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë i thërrasin njëri-tjetrit në emër.• Sigurohuni ta njihni mirë një njeri përpara se t’i kërkoni t’ju thërrasë në emër.• Përdorni titujt, si: zotëri, zonjë dhe “zonjushë” ose titullin e nderit “san”. (Për shembull, zoti Smithsan apo zoti Agollisan.)Informacion bazë për shtetin• Gjuha: japoneze• Monedha: jenInformacion bazë për konsumatorin (Konsumator është një person që blen produkte ose shërbime.)• Shinto dhe Budizmi janë dy besimet fetare kryesore në Japoni dhe bashkekzistojnë prej shumë shekujsh. • Ushqimet tradicionale përfshijnë një shumëllojshmëri pjatash me përbërje orizi.• Një lloj makaronash të quajtura udon dhe soba përdoren për supë ose përzihen me lëng mishi. Tempura është peshk i skuqur, kurse sashimi është peshk i pagatuar, i prerë në feta të holla dhe i zhytur në salcë soje. Çdo person në Japoni konsumon rreth tre kilogramë peshk në javë.

