Page 74 - Demo
P. 74


                                    72Ju mund të përdorni informacionin e mësipërm për të kuptuar:1. si të bëni biznes me njerëzit e këtij vendi. 2. nëse menyja e propozuar është e pranueshme nga popullata e këtij vendi.Mos harroni! Biznesi juaj mund të mos ketë sukses, nëse vendi nuk mund të përdorë, ose nuk i dëshiron mallrat dhe shërbimet që ofron zinxhiri i dyqaneve tuaja.Shembull i menysë së restorantit “Ushqim për qejf ”Për të plotësuar detyrën e dytë, duhet të rishikoni këtë shembull menyje dhe të merrni në konsideratë përshtatjen e saj për përdorim në shtetin që ju është caktuar. Në grup, duhet të vendosni nëse kjo meny do të pranohet nga banorët e këtij shteti. A përfshin kjo meny ushqime, që banorët atje do të duan t’i hanë? Nëse jo, si do ta ndryshoni për t’u përshtatur ndaj vlerave dhe mënyrave të tyre të jetesës? Shkruani përgjigjet tuaja!Pije me qumësht Supë me midhjeSalsiçe me patate të skuqura Pulë e skuqurHamburger me patate të skuqura Makarona me qofteBrinjë zgare (derri ose viçi) Kek me mollë
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78