Page 75 - Demo
P. 75


                                    73Tregu globalRoli i individëve si burime njerëzore ObjektivatNë fund të këtij mësimi, nxënësit duhet të jenë të aftë:• të përshkruajnë arsyet pse njerëzit lëvizin nga njëri vend te tjetri, veçanërisht ata që kërkojnë mundësi të reja ekonomike;• të sjellin shembuj të ndihmës që japin migrantët në vendet e reja ku vendosen dhe të vështirësive që hasin shpesh të sapoardhurit;• të identifikojnë tregtinë globale dhe migrimin si një mjet shkëmbimi ndërkombëtar të burimeve njerëzore;• të argumentojnë idenë se mundësitë ekonomike shpeshherë janë një forcë drejtuese për migracionin dhe tregtinë globale.Lëvizja e njerëzveNë mësimet e kaluara, folëm për tregtinë globale, përmes së cilës njerëzit shkëmbejnë mallra dhe shërbime. Përmes tregut global, vendet shkëmbejnë edhe burime njerëzore. Njerëzit që punojnë në një biznes, shoqëri tregtare, organizatë etj. quhen burime njerëzore. Shumë shoqëri të mëdha tregtare janë globale. Kjo do të thotë se ato kanë zyra dhe veprimtari në shumë vende të botës. Ndonjëherë punonjësit e këtyre shoqërive dhe familjet e tyre lëvizin nga një vend te një tjetër për të punuar. Ata shpesh bëhen banues të përkohshëm të vendeve, te të cilat lëvizin. Për shembull: një studio ligjore në Nju Jork po hap një zyrë në Londër dhe dërgon disa nga punonjësit e saj nga zyra në Nju Jork për të punuar në Londër. Punonjësit marrin me vete familjet e tyre për të jetuar dhe për të punuar në Londër për një periudhë kohe.Po kështu, zonat rurale kërkojnë mjekë nga vende të tjera për të përmbushur nevojat rajonale për shërbime mjekësore.MigrimiNjerëzit lëvizin edhe vetë nga një vend në tjetrin për arsye të ndryshme, shpesh për mundësi më të mira ekonomike.Kur njerëzit lënë përfundimisht një vend për të jetuar në një tjetër, ata emigrojnë. Këta quhen emigrantë.Kur njerëzit hyjnë në një vend të ri nga një vend tjetër ata imigrojnë. Këta quhen imigrantë.Kur njerëzit mbërrijnë në një vend të ri, ata zakonisht kërkojnë punë. Ata punojnë për të tjerë ose Tema 4
                                
   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79