Page 76 - Demo
P. 76
74fillojnë biznesin e tyre. Një person, që fillon biznesin e tij me shpresën që të sigurojë fitim, quhet sipërmarrës.Përmes punës së tyre, imigrantët krijojnë për vendin pritës një pasuri burimesh njerëzore - të njohur si punë dhe menaxhim. Migrimi është një nga mënyrat e tregtimit të burimeve njerëzore. I. Të kuptojmë idetë dhe konceptet kryesore të mësimit1. Bizneset dhe vendet e ndryshme, përveç mallrave dhe shërbimeve, tregtojnë edhe ........2. Përkufizoni me fjalët tuaja konceptet e mëposhtme:a. Burime njerëzore quhen b. Migrim quhet c. Kur ju largoheni përgjithmonë nga vendi juaj, jeni d. Kur ju vendoseni përgjithmonë në një shtet tjetër, jeni e. Sipërmarrës quhet 3. Arsyeja kryesore përse njerëzit lëvizin nga një vend në një tjetër është për një jetë më të mirë. Ndoshta ju, në klasën tuaj, keni nxënës që kanë në familjen e tyre emigrantë ose që janë kthyer nga emigrimi. Duke u bazuar në ato që dini:a. Përfytyroni si mund të ketë ndryshuar jeta e emigrantëve shqiptarë në një vend tjetër!b. Përfytyroni vështirësitë e fëmijëve, që janë kthyer nga emigrimi në Shqipëri!II. Të zhvillojmë aftësitë e të menduaritLexoni tregimin e mëposhtëm!Një histori imigrantiTë jetuarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është ajo çka prisja, pastaj unë me të vërtetë nuk dija çfarë të prisja. Erdha në këtë vend me prindërit e mi dhe dy motrat e mia të vogla. Emigruam nga atdheu ynë, kur unë isha 11 vjeç. Tashmë jam 14.U larguam nga vendi ynë natën. U zgjova ndërsa prindërit e mi vinin vërdallë me nxitim duke na thënë të nxitonim, sepse duhej të largoheshim. Isha shumë i frikësuar dhe i hutuar, por duhej të qëndroja i fortë në mënyrë që motrat e mia të vogla të qetësoheshin. Arrini ta imagjinoni dot që papritur të duhet të heqësh dorë nga gjërat me vlerë, që kanë rëndësi në jetën tënde?Takuam disa njerëz që futnin kontrabandë lloje të ndryshme gjërash përgjatë kufijve të vendit tim, duke përfshirë edhe njerëz. Nuk e di sa i kanë paguar prindërit e mi që ne të largoheshim nga shteti ynë. Udhëtuam me kamion në errësirë. Ishim të mpirë, të frikësuar dhe të uritur. Prindërit e mi thanë që ishim të detyruar të largoheshim nga atdheu, sepse lufta po e bënte shumë të rrezikshme jetesën atje. Megjithëse Amerika ishte mijëra kilometra larg, prindërit e mi vendosën që ne të përpiqeshim të ndërtonim një jetë të re atje. Kur ishim të sigurt jashtë shtetit tonë, ne shkuam tek ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shpresuar se zyrtarët atje do të na linin të vinim në Amerikë. Pritëm disa javë përpara se të na jepej leja për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Për mua ishte një udhëtim me avion i gjatë dhe i trishtueshëm për në Amerikë.

