Page 77 - Demo
P. 77
75Tregu globalDo të doja të thosha që më pëlqen gjithçka këtu, por nuk mundem. Vazhdoj një shkollë publike dhe më duhet të ndjek orë mësimore për nxënës që nuk flasin anglisht. Fëmijët mendojnë se jam i çuditshëm për shkak të theksit tim të ndryshëm. Prindërit e mi kanë pasur probleme për të gjetur punë këtu. Mamaja ime ka qenë mësuese, por këtu mund të gjejë punë vetëm si dado. Banorët më pyesin: “Nuk je i kënaqur që erdhe në Amerikë? Jeta duhet të jetë më e mirë për ty dhe familjen tënde!” Unë thjesht qesh dhe them: “Po.” Ajo që në të vërtetë dua të them, është: “Jo në të vërtetë, kjo nuk është aspak ajo që prisja”.Mendoj se ka për të qenë më e lehtë pas disa vitesh, kur anglishtja ime të jetë përmirësuar dhe kur unë të jem më rehat me të jetuarit në një vend tjetër, me mënyrë jetese të ndryshme. Më pëlqen të ha hamburger, patate të skuqura dhe të shoh filma amerikanë. Mësuesit po më ndihmojnë me shkollën dhe kam filluar të zë shokë të rinj. Babai po ndjek kurse për të mësuar që të bëhet programues kompjuteri, kurse mamaja po mundohet të gjejë një punë në një shkollë ose universitet. E di që Amerika është shtëpia ime tani, por nuk dua ta harroj atdheun tim dhe shokët e mi, që lashë prapa.1. A përputhet rrëfimi i fëmijës për përvojën e parë në një vend të huaj me përfytyrimin tuaj përpara se të lexonit këtë tregim? Cili ishte përfytyrimi juaj?2. Cilat qenë vështirësitë e para të fëmijës në vitet e para të jetës në ShBA? 3. Çfarë shpresojnë fillimisht emigrantët, kur lënë vendin e tyre për të punuar e jetuar në një vend tjetër?4. Si ndryshoi jeta e imigrantit pas disa vitesh? Gjeni shembuj nga tregimi për të mbështetur mendimin tuaj.5. Sipas mendimit tuaj, përvoja e fëmijës në këtë tregim është e zakonshme apo e pazakonshme? Pse?III. Të zhvillojmë shprehitë e qytetarisëPërgatitni bagazhet!Ju dhe familja po përballeni me detyrën e vështirë të emigrimit nga atdheu në kërkim të një mundësie ekonomike dhe me shpresën e një jetese më të mirë. Duhet të planifikoni me kujdes këtë udhëtim të gjatë e ndoshta edhe të rrezikshëm. Gjithashtu, duhet të merrni parasysh se si do të ndryshojë jeta juaj dhe çfarë sfidash mund të hasni në vendin e ri të banimit. Do të emigroni në një tokë të re, me klimë të ftohtë, me strehim të shtrenjtë dhe shumë fabrika. Gjuha e folur do të jetë e ndryshme nga gjuha juaj e nënës. Në grup, ju duhet të vendosni se cilët prej pesë artikujve nga lista e mëposhtme do të paketoni për udhëtimin tuaj dhe për të filluar jetën tuaj të re. Të gjithë duhet të jenë dakord për zgjedhjet tuaja. Mendoni me kujdes për banorët dhe traditat që do të lini pas, si dhe për sfidat që do të hasni në një shtet të ri! Merrni parasysh pyetjet e mëposhtme, ndërsa vendosni se çfarë do të paketoni1. Cilët artikuj shërbejnë për t’u argëtuar?2. Cilët artikuj janë të nevojshëm për suksesin tuaj dhe të familjes suaj?3. Cilët artikuj lidhen me historinë e familjes suaj?4. Cilët artikuj mund të zëvendësohen lehtë?5. Cilët artikuj janë të paçmueshëm?

