Page 79 - Demo
P. 79
77Tregu globalBota e fjalëve ObjektivatNë fund të këtij mësimi, nxënësit duhet të jenë të aftë:• të tregojnë me fjalët e tyre se si përmirësimet në fushën e teknologjisë e të transportit dhe shkëmbimi i ideve kanë ndikuar në qarkullimin e informacionit dhe në rritjen e rendimentit;• të përkufizojnë dhe të llogaritin rendimentin;• të renditin shembuj të zhvillimeve teknologjike gjatë gjithë historisë;• të përshkruajnë se si përmirësimet në teknologji dhe transport e kanë rritur rendimentin dhe e kanë lehtësuar tregtinë botërore. Herën e fundit, ne mësuam se një prej rezultateve të lëvizjes ndërkombëtare të burimeve njerëzore është rritja e tregtisë ndërkombëtare. Një faktor tjetër, që rrit tregtinë ndërkombëtare, është edhe shkëmbimi me shpejtësi, lehtësidhe saktësi i informacioneve ndërmjet njerëzve dhe shteteve, si rrjedhojë e mjeteve moderne të komunikimit dhe të transportit. Në të kaluarën, veçanërisht në të kaluarën e largët, njerëzit harxhonin shumë për të komunikuar me njëri-tjetrin. Për të dërguar një letër nga Evropa në Amerikë, duheshin muaj të tërë udhëtimi me anije. Deri në fillim të viteve 1400, librat shkruheshin me dorë, duke përdorur pendë të mprehta. Zakonisht, nevojiteshin një deri në dy muaj për të kopjuar vetëm një libër. Për të shkruar dhe për të kopjuar dorëshkrimet përgatiteshin njerëz të posaçëm, që quheshin “shkrues”.Librat ishin kaq të rrallë dhe me vlerë sa shpesh lidheshin me zinxhirë në raftet e bibliotekave. Kur u shpik shtypshkrimi, bota e leximit dhe e informacionit mund të shfrytëzohej nga pothuajse të gjithë. Zbuluesit, shkencëtarët dhe shkrimtarët filluan të shkëmbejnë lehtësisht njohuritë me njëri-tjetrin.Gutenbergu (gjerman) shpiku shkronjat e lëvizshme në vitin 1455. Ai shtypi librin e parë në Evropë, Biblën e Gutenbergut, me një makinë shtypi. Kjo shpikje ndryshoi botën. Mbas kësaj shpikjeje, një makinë shtypshkrimi mund të prodhonte 500 libra në javë. Tregtia ndërkombëtare u bë shumë më e efektshme, pasi shkëmbimi i ideve dhe i informacionit rreth shtypshkrimit u përhap në të gjithë Evropën.Prej qindra vitesh studiuesve u duhej të mbështeteshin në një numër shumë të kufizuar librash të shtypur. Ndonjëherë atyre u duhej të udhëtonin në distanca të gjata për të gjetur një libër, sepse jo çdokush kishte të drejtë për libra dhe informacion.A e dini se? Në vitin 1455 të gjithë librat e shtypur të Evropës mund të mbaheshin në një vagon të vetëm. Pesëdhjetë vjet më vonë, numëroheshin me dhjetëra mijëra tituj librash në miliona kopje. Sot, shtypen rreth 10 miliardë libra në vit.Tema 5

