Page 8 - Demo
P. 8
6Qytetaria 6NevojatNevojat e individëve dhe të komunitetitNjeriu ka disa nevoja bazë. Ato janë kushte specifike, pa të cilat jeta e njeriut është e pamundur. Të tilla janë nevojat fiziologjike (ushqimi), nevojat fizike (strehimi, veshmbathja), nevoja për siguri etj. Njerëzit kanë edhe nevoja sociale, ndër të cilat dallojmë nevojën për dashuri, për miqësi, për respekt, për të pasur një familje, për t’u vlerësuar nga të tjerët dhe për zhvillim personal.Komuniteti është një grup njerëzish që jetojnë në të njëjtin vend, kanë interesa të përbashkëta dhe zbatojnë të njëjtat rregulla.Komunitetet dallohen nga njëri-tjetri për nga përbërja, madhësia, qëllimi, interesat, nevojat. Shembuj: komuniteti ku banojmë, komuniteti i mjekëve, komuniteti i të moshuarve, komuniteti i biznesit, komuniteti fetar etj.Tema 1Çfarë di unë?Bashkëjetesa në komunitet krijon disa nevoja të përbashkëta, siç janë: nevoja për infrastrukturë (rrugë, parqe, kënde lojërash), nevoja për shërbime dhe bashkëjetesë paqësore etj. Për përmbushjen e nevojave të komunitetit, shfrytëzohen burime të ndryshme, ekzistuese dhe të reja. Uji, nëntoka, toka dhe ajri janë burime që plotësojnë nevojat e njerëzimit (uji për pirje dhe ujitje, nëntoka për mineralet, toka për bujqësi, ajri për energji elektrike nëpërmjet mullinjve të erës). Por në komunitet mund të ketë edhe anëtarë me nevoja të veçanta, që mund t’u duhen mjete lëvizëse speciale apo kujdes i veçantë (p.sh.: të moshuarit me nevoja shëndetësore specifike, personat me aftësi të kufizuara, personat që nuk flasin e nuk dëgjojnë, personat që nuk shikojnë). Me ndryshimet që pëson shoqëria, ndryshojnë edhe nevojat. Njerëzit sot udhëtojnë më shumë, ndaj është rritur nevoja për mjete udhëtimi (avionë, trena). Krahas kësaj, ne kemi edhe nevoja të tjera, ndër të cilat veçojmë nevojën për ushqim, edukim, punësim, argëtim, sport. Anëtarët e komunitetit duhet t’i identifikojnë këto nevoja dhe të bashkëpunojnë për t’i plotësuar ato.Koncepte kyçenevoja bazë, nevoja sociale, nevoja të komunitetit, nevoja të veçanta, identifikim i nevojave

