Page 80 - Demo
P. 80
78Sot, me internetin dhe kompjuterin, informacioni është bërë i mundur për miliona njerëz në të gjithë botën. Kjo kursen kohë dhe para, gjë që e rrit rendimentin në të gjithë botën.RendimentiRendimenti është sasia e mallrave ose e shërbimeve që prodhohen nga një ose disa punonjës në një kohë të caktuar. 1. Rendimenti varet nga koha që i duhet një punonjësi ose një grupi punonjësish për të prodhuar një njësi produkti ose një numër të caktuar mallrash ose shërbimesh. Rendimenti është i lartë, kur një produkt prodhohet në një kohë sa më të shkurtër, ose kur në një kohë të caktuar ne prodhojmë një numër më të madh mallrash dhe shërbimesh. 2. Rendimenti varet edhe nga mjeti, që përdor punonjësi për të prodhuar mallin ose shërbimin. Kështu, një mjet i përparuar e kryen punën më shpejt se një tjetër. Për shembull, ju të gjithë kërkoni telefona celularë të kohës së fundit, pasi ata i kryejnë veprimet më shpejt se të tjerët.3. Rendimenti varet edhe nga vetë njeriu. Një punonjës më i kualifikuar është më produktiv se një tjetër që është pak i kualifikuar. Faktorët, si: burimet dhe mjetet e punës, numri dhe kualifikimi i punonjësve dhe kohëzgjatja e punës së bërë për të prodhuar një produkt përbëjnë inputin. Kurse sasia e mallit të prodhuar ose e shërbimit të kryer quhet output.Si llogaritet rendimenti?Shembuj: 1. Nëse një person shkruan dy faqe në një orë, atëherë themi që rendimenti i tij është: Rendimenti = = 2 faqe/orë 2 faqe1 orë pune2. Një person shkruan një libër me 100 faqe në 100 orë pune, atëherë rendimenti i tij do të jetë: Rendimenti = = 1 faqe/orë 100 faqe100 orë puneII. Të kuptojmë idetë dhe konceptet kryesore të mësimit1. Ç’do të thotë për ju “shpejtësi, lehtësi dhe saktësi” e shpërndarjes së informacionit?2. Përse shpikja e Gutenbergut vlerësohet si një ndër shpikjet më të mëdha të njerëzimit?

