Page 81 - Demo
P. 81


                                    79Tregu global3. Në tabelën e mëposhtme, në kolonën e majtë, renditni shpikje të cilat kanë ndihmuar në qarkullimin e informacionit! Plotësoni me kujdes kolonat e tjera!Shpikja Shpejtësi dhe lehtësi SaktësiMakina e shtypit GutenbergInternetiKompjuteriIII. Të zhvillojmë aftësitë e të menduarit1. Si e kuptoni shprehjen “jo çdokush kishte të drejtë për libra dhe për informacion”? Diskutoni me shokët në lidhje me rëndësinë e së drejtës së secilit për të marrë informacion!2. Pse është i rëndësishëm përmirësimi i teknologjisë në komunikim dhe në transport për tregtinë ndërkombëtare?3. Një makinë shtypi mund të prodhojë 500 libra, me nga 100 faqe secili, në 40 orë pune. a. Llogaritni rendimentin (numrin e faqeve të shtypura në një orë) e punës së makinës së shtypit!b. Çfarë e pengon rendimentin që të rritet me një ritëm më të shpejtë?IV. Të zhvillojmë shprehitë e qytetarisë1. Paaftësia jonë për të komunikuar në një gjuhë të përbashkët shpeshherë është një pengesë natyrore për informacionin tregtar. Dallimet në gjuhë mund të ngadalësojnë ose të pengojnë komunikimin dhe tregtinë.•	 Çfarë pengesash natyrore të tjera ekzistojnë për të ngadalësuar qarkullimin e informacionit? Përpiquni të identifikoni disa prej tyre dhe tregoni për mënyrën si mund të kapërcehen!
                                
   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85