Page 82 - Demo
P. 82


                                    80Bota e paraveObjektivatNë fund të këtij mësimi, nxënësit duhet të jenë të aftë:•	 të shpjegojnë pse tregtia ndërkombëtare kërkon këmbimin e parasë (monedhës);•	 të përdorin drejt konceptet kryesore, që lidhen me paranë dhe këmbimin;•	 të konvertojnë lekun në një monedhë tjetër, duke përdorur një kurs këmbimi;Në mësimin e kaluar mësuam për qarkullimin e informacionit si faktor i rëndësishëm për shkëmbimin me lehtësi dhe shpejtësi të dijeve dhe ideve ndërmjet njerëzve dhe shteteve, si dhe për tregtinë botërore. Për të marrë pjesë në tregtinë ndërkombëtare, bizneset dhe individët duhet të jenë të aftë që të blejnë mallra dhe shërbime nga njëri-tjetri.Për të blerë mallra dhe shërbime, njerëzit dhe bizneset përdorin paranë si mjet këmbimi. Vende të ndryshme përdorin monedha të ndryshme (monedhë quhet paraja e një shteti) me vlera të ndryshme. Për shembull, ne kemi lekun (simboli ndërkombëtar është ALL), një pjesë e Evropës përdor euron (EUR), ShBA-ës përdorin dollarin amerikan (USD) etj. Kur blejnë mallra dhe të mira nga një vend tjetër, bizneset ose individët zakonisht përdorin monedhën e atij vendi. Për shembull, nëse blejnë një objekt në Japoni, tregtarët përdorin monedhën vendase. Edhe tregtarët vendas kanë interes që të paguhen me monedhën e tyre. Bizneset kanë nevojë të paguhen me monedhën e vendit të tyre, në mënyrë që të sigurojnë paga për punonjësit e tyre dhe pagesat për furnitorët, nga të cilët bëjnë blerjet e mallrave dhe të shërbimeve. Për këtë arsye, tregtia ka nevojë për këmbimin e monedhës.Shumë vende evropiane e kanë lehtësuar procesin e këmbimit të parasë, sepse përdorin euron si një monedhë e përbashkët.Në të gjithë botën, monedhat jo vetëm që duken ndryshe, por gjithashtu ndryshojnë sipas fuqisë blerëse për njësi. Kështu, me 10 euro blejmë më shumë se me 10 lekë. Kursi i këmbimitShpeshherë na duhet të këmbejmë monedhën tonë (lekun) me të tjera. Kështu, kur shkojmë në ShBA duhet ta këmbejmë atë me dollarë amerikanë, ndërsa kur shkojmë në Itali duhet ta këmbejmë me euro. Këmbimi bëhet sipas një raporti të caktuar, që quhet kurs këmbimi. Kursi i këmbimit tregon sa është çmimi i monedhës së një shteti i shprehur me monedhën e shtetit tjetër. Për shembull, 1 euro është e barabartë me 140 lekë. Kursi i këmbimit të euros me dollarin amerikan 1,1. Kjo do të thotë që 1 euro është e barabartë me 1,1 dollarë amerikanë, kurse 10 euro = 11 dollarë. Pavarësisht nga kursi i këmbimit, fuqia blerëse e monedhave mbetet e ngjashme ose e njëjtë. Për shembull, një pako çamçakëz në Shqipëri mund të kushtojë 70 lekë. E njëjta pako, në Kosovë, ku Tema 6
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86