Page 83 - Demo
P. 83
81Tregu globalmonedha vendase është euro, kushton 0,5 euro. Po të kemi parasysh kursin e referuar të këmbimit (1 euro = 140 lekë), atëherë kemi: 0,5 euro x 140 lekë/euro = 70 lekë.Kjo do të thotë që çmimi i pakos së çamçakëzit është i njëjtë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë.Kursi i këmbimit ndryshon vazhdimisht.Nëse një monedhë, për shembull, një dollar, mund të blejë më shumë njësi monedhe (Lek, Euro etj.), krahasuar me një kohë të mëparshme, atëherë themi që ai është vlerësuar (ka fituar vlerë) ndaj këtyre monedhave. Nëse me një dollar blen më pak njësi monedhe, themi se dollari është zhvlerësuar (ka humbur vlerë). I. Të kuptojmë idetë dhe konceptet kryesore të mësimit1. Plotësoni fjalitë e mëposhtme:a. Monedhë quhet b. Tregtia botërore nuk mund të zhvillohet pa qarkullimin e c. Kursi i këmbimit shpreh d. Themi që një monedhë është vlerësuar kundrejt monedhave të tjera kur e. Themi që një monedhë është zhvlerësuar kundrejt monedhave të tjera kur II. Të zhvillojmë aftësitë e të menduarit1. Përse tregtia ka nevoja për qarkullimin e monedhave?2. Përse është e rëndësishme që kursi i këmbimit të monedhave të njihet përpara se të fillojë tregtia?3. Përse interesi i tregtarëve vendas është të paguhen me monedhën e tyre?III. Të zhvillojmë shprehitë e qytetarisë1. E keni paketuar çantën me sende personale për t’i marrë me vete gjatë vizitës në një shtet tjetër. Kur avioni mbërrin në këtë shtet, ju thonë se çanta juaj nuk po gjendet. Ndërkohë, ju jepet mundësia të llogaritni koston e sendeve, që ndodheshin në të, për t’jua zëvendësuar vlerën e tyre në euro ose në dollarë. Për të bërë këtë, ju drejtoheni te zyra e këmbimit të monedhave për të mësuar kursin e këmbimit.1 euro = 140 lekë 1 dollar = 128 lekëSendet vetjake Kosto në lekë Kosto në euro Kosto në dollarëGuidë turistike 1500MP3 8000Aparat fotografik 20000Syze dielli 2000Këpucë sportive 8500Kuti me çokollata 3000

